TASS: Ukraina humbi 22 600 trupa në Kursk që nga 6 gushti

Postuar në 13 Tetor, 2024 15:44

Ajo që qarkullonte dy ditë më parë në rrjetet sociale, është konfirmuar së fundmi nga agjencia ruse e lajmeve, “TASS”. Sipas të dhënave të mbledhur prej saj, Ukraina ka humbur në rajonin e Kurskut 22 600 trupa që nga sulmi i 6 gushtit.

Vetëm në 24 orët e fundit janë vrarë sipas agjencisë 300 trupa, që e çon totalin afër 23 000 për gati dy muaj. Janë shkatërruar 157 tanke, 72 mjete luftimi të këmbësorisë, 98 transportues të blinduar, 909 mjete luftimit të blinduara, 619 automjete, 186 njësi artilerie dhe 36 lëshues të shumëfishtë raketash.

Bilanci është gati katastrofik nëse konsiderojmë se Ukraina nuk arriti asgjë me këtë inkursion të kushtueshëm përveçse ka dobësuar mbrojtjen në Donbas. Gjatë kësaj periudhe Moska ka goditur edhe Kievin, në një strategji lufte që po synon me gjasë ezaurimin e burimeve të Ukrainës për të mësyrë ndoshta mandej në kapjen e plotë të vendit. Që do të ishte poshtërim për Perëndimin.

Duhet vënë në dukje se së fundmi Rusia miratoi mbrojtjen bërthamore për Bjellorusinë, që mund të ishte një pikë hyrëse dhe diversioni për trupat polake, duke vënë kështu një kordon që e izolon Ukrainën dhe e dënon të luftojë vetëm. Ndoshta edhe me Planin e Fitores, të cilin Zelenskiy ka kohë që e propagandon.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.