Polonia njofton ndalimin e së drejtës për azil nga imigrantët

Postuar në 13 Tetor, 2024 02:29

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk ka vendosur të anullojë përkohësisht të drejtën e azilit në kuadër të një plani për të luftuar imigracionin e parregullt. 

Sipas tij, trafikantët e qenieve njerëzore po abuzojnë me të drejtën e azilit duke e ndihmuar në këtë drejtim nga Rusia dhe Bjellorusia. 

Sipas të dhënave Polonia përballet me rritje të kalimeve ilegale nga Bjellorusia që nga viti 2021 dhe aty përfshihen imigrantë bga Lindja e Mesme, Afrika dhe Azia.

Për Varshavën ky itinerar është stimuluar nga Rusia dhe Bjellorusia në kuadër të një lufte hibride ndaj Polonisë

Një ndër elementët e strategjisë së imigracionit do të jetë ndalimi territorial i të drejtës për azilkërkim. Do të kërkoj që Europa ta pranojë këtë vendim

citohet të jetë shprehur ai gjatë një takimi me koalicionin në Varshavë. 

Ligji ndërkonvëtar detyron vendet të ofrojnë të drejtën për azil dhe vendimi i Tusk mbetet ende për t’u parë si do mbrohet.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.