“Franca nuk toleron goditjen e paqeruajtësve nga Izraeli”

Postuar në 11 Tetor, 2024 22:07

Presidenti francez, Emmanuel Macron, dënon shënjestrimin e qëllimshëm të paqeruajtësve të OKB-së nga Izraeli. Këta të fundit u u plagosën nga zjarri izraelit për të dytën ditë radhazi në Liban.

Ne e dënojmë, nuk e tolerojmë dhe nuk do ta tolerojmë nëse ndodh më, deklaroi Macron nga Qipro.

Më herët, Franca thirri ambasadorin izraelit për të diskutuar mbi sulmet ndaj bazave të OKB-së, të cilat përbëjnë “shkelje serioze të ligjit ndërkombëtar”, tha ministria e jashtme franceze.

Në Libanin jugor, ku ushtria izraelite po përballet me lëvizjen islamike Hezbollah që nga fundi i shtatorit, Forca e Përkohshme e Kombeve të Bashkuara në Liban (UNIFIL) njoftoi se dy paqeruajtës u plagosën sot (11 tetor) nga zjarri izraelit dhe dy të tjerë janë plagosur një ditë më parë.

Edhe vende të tjera kanë reaguar duke e cilësuar ngjarjen “shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare”.

Ambasada izraelite në Francë tha se "Izraeli nuk shënjestron qëllimisht forcat UNIFIL". “Është Hezbollahu që pozicionohet pranë instalimeve të UNIFIL për të inkurajuar incidente të tilla,” argumentoi ajo.

Nga ana e saj, ushtria izraelite njoftoi këtë të premte se do të "kryejë një ekzaminim të plotë në nivelin më të lartë" për të "përcaktuar detajet e asaj që ndodhi".

Comments

Submitted by Alket (not verified) on

Do te "kryejë një ekzaminim të plotë në nivelin më të lartë" eshte shakaja qe ata qe e thone e dine qe eshte genjeshter dhe ata qe e degjojne e dine qe eshte gennjeshter. Izraelitet e dine qe francezet (dhe jo vetem) megjithese thone se e besojne e dine qe izraelitet presin qe te thone "po hetojme fort" pavaresisht se genjejne 24/7. Nga ana e vet, edhe francezeve u duhet te trashin zerin e pastaj te fshihen pas sloganit te famshem "po do hetojme e do veme para pergjegjesise fajtoret nese ka".

Me keqardhjen me te madhe, mund te them qe merhumi komunist kishte te drejte kur i quante xhandari nderkombetar ne duart e SHBA-ve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.