Slideri Kryesor
Kina ndërpret konsultimet mbi kontrollin e armëve me SHBA
Kina ka njoftuar ndërprerjen e konsultimeve me SHBA mbi kontrollin dhe mospërhapjen e armëve, nisur nga fakti se Washingtoni ka vijuar të shesë armë Tajvanit, pavarësisht kundërshtimit të Pekinit.
Prej disa kohësh tashmë, SHBA po i shet armë Tajvanit pavarësisht kundërshtimit të fortë kinez dhe negociatave të përsëritura. Kina ka vendosur të ndërpresë konsultimet mbi kontrollin dhe mospërhapjen e armëve me SHBA
Gjykata Europiane godet von der Leyen një ditë para votimit në PE
Gjykata e Përgjithshme Europiane ka përcaktuar së fundmi se Komisioni Europian nuk ka dhënë akses të mjaftueshëm publik për kontratat e lidhura me prodhuesit farmaceutikë gjatë pandemisë së CoVid-19. Sipas gjykatës amendimin e disa seksioneve të marrëveshjes së miratuar nga Presidentja Ursula Von der Leyen, përmbajnë parregullsi.
Valë historike të nxehti mbi Ballkan, parashikimi për korrikun
Disa pjesë të Evropës janë nën një valë të nxehti që ka nisur me fillimin e muajit dhe parashikohet të zgjasë edhe për dy javë të tjera. Valët historike të të nxehtit me temperatura që kalojnë pragun e 40 °C në ditë janë më intensivet në të gjithë gadishullin Ballkanik dhe Evropën Lindore. Detet e rajonit të Mesdheut po nxehen gjithashtu, duke arritur në 30 °C në disa zona.
Kina tronditet nga skandali i kontaminimit të vajit të gatimit
Raportimi në mediat sociale i shkeljeve të rënda të sigurisë ushqimore e ka detyruar qeverinë kineze të hapë një hetim. Përdoruesit e rrjeteve sociale raportuan se cisternat e karburantit janë përdorur për të transportuar vaj gatimi dhe shurup pasi kanë bartur kimikate toksike. Vaji i destinuar për konsum është futur në cisterna pa u bërë pastrimi i duhur ndërmjet ngarkesave.
Lajmi u publikua fillimisht në Pekin News, një media shtetërore, të cilës i referohet BBC.
Nismë për t’i hequr Hungarisë të drejtën e votës në KE
Një grup prej 63 anëtarësh të Parlamentit Evropian kërkojnë që Hungarisë t'i hiqet e drejta e votës në Këshillin e BE-së, ku ajo aktualisht mban presidencën.
Metsola rikonfirmohet si presidente e PE
Roberta Metsola u rikonfirmua si presidente e Parlamentit Europian me 562 vota nga 699 votues. Shumica e nevojshme ishte 312 vota. Metsola mori 90.2% të votave, përqindja më e lartë në historinë e Parlamentit Evropian.
Rivalja e vetme ishte anëtarja spanjolle e PE, e ardhur nga radhët e Podemos, Irene Montero, 61 vota.
Fillimet e Reaksionit, deputeti Xhafaj flet për Populizëm Gjyqësor
Ka folur në seancën e djeshme parlamentare edhe Fatmir Xhafaj, një ndër njerëzit më aktivë në realizimin e reformës në drejtësi, ish-ministër i Brendshëm dhe I Drejtësisë dhe një njeri i koniunkturave në Partinë Socialiste. Në fjalën e tij, gjatë një seance ku raportonin përfaqësues të sistemit të drejtësisë, z. Xhafaj u shfaq gati si një lektor mbi puën e përfaqësuesve të sistemit dhe parimet e saj, duke vendosur një listë të gjatë kritikash që kapën majën me akuzën për Populizëm Gjyqësor.
Kosovë, përplasje për ligjin e ri për Këshillin Prokurorial
Në Kosovë, Këshilli Prokurorial (KPK) thotë se qeveria nuk i ka përfshirë në ligjin e ri propozimet e saj. Në një deklaratë, KPK thotë se ligji i miratuar më 11 korrik nuk reflekton sugjerimet e saj.
Sipas tyre në emër të reformave, qeveria e partia në pushtet po synojnë ta defunksionlaizojnë sistemin prokurorial.
Në Republikën Onkologjike Socialiste të Shqipërisë
E marrim se çdo gjë që thuhet për Fredi Belerin është e vërtetë. Në parantezë përsërisim: ai nuk duhej lejuar të kandidonte. Aty zë fill historia. Por e quajmë se ai është i ligu i të ligjve që i ngeci atdheut të dashur të trojeve të Himarës që synohet të socialistllarizohet.
Mediat: BE-ja do të bojkotojë Samitin e Budapestit të organizuar nga Hungaria
“Politico” shkruan se vendet anëtare të Bashkimit Europian do të ndjekin një linjë tjetër politike ngha ajo e Victor Orban, që mban aktualisht presidencën e radhës së unionit. Sipas medias në fjalë, Hungaria ka ndërmend të mbajë një samit mbi politikën e jashtme më 28-29 gusht në Budapest, por duket Orban do të bojkotohet.