Gjykata Europiane godet von der Leyen një ditë para votimit në PE
Gjykata e Përgjithshme Europiane ka përcaktuar së fundmi se Komisioni Europian nuk ka dhënë akses të mjaftueshëm publik për kontratat e lidhura me prodhuesit farmaceutikë gjatë pandemisë së CoVid-19. Sipas gjykatës amendimin e disa seksioneve të marrëveshjes së miratuar nga Presidentja Ursula Von der Leyen, përmbajnë parregullsi.
Vendimi ka një momentum politik, pasi publikohet një ditë para se von der Leyen të kërkojë votën në Parlamentin Europian për një mandat të dytë në drejtimin e Komisionit. Asaj I duhen 361 vota për t’u rikonfirmuar dhe teorikisht grupimet politike për ta mbështetur ekzistojnë.
Mirëpo von der Leyen ka dëshmuar probleme me transparencën dhe bashkëpunimin sidomos për kontratat e CoVid, ndërkohë që ajo nuk ka arritur të ketë ndonjë rol të spikatur, qoftë edhe krahasuar me vartësin e vet, Borrell.
Add new comment