Mediat: BE-ja do të bojkotojë Samitin e Budapestit të organizuar nga Hungaria
“Politico” shkruan se vendet anëtare të Bashkimit Europian do të ndjekin një linjë tjetër politike ngha ajo e Victor Orban, që mban aktualisht presidencën e radhës së unionit. Sipas medias në fjalë, Hungaria ka ndërmend të mbajë një samit mbi politikën e jashtme më 28-29 gusht në Budapest, por duket Orban do të bojkotohet.
Me ndihmën e shumëpërdorimshit katalanas, Borrell, vendet e unionit, përmes ministrave të Jashtëm, do të organizohen në një “takim formal”, në të njëjtën ditë me samitin e Orban.
Nëse ka një takim formal të KE-së për çështjet me Jashtë, organizuar nga Përfaqësuesi i Lartë Borrell, po atë ditë, ministrat nuk do të jenë në gjendje të shkojnë në Budapest
ka thënë për “Politico” një burim diplomatik.
Sipas interpretimit aktual, samiti i Budapestit shihet si një shou propagandistik i Orban ku përfaqësues të vendeve të Europës nuk duan të bëhen dekori.
Add new comment