Slideri Kryesor
Edhe Obama kërkon tërheqjen e Biden
Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, bëhet demokrati i radhës që kërkon tërheqjen Joe Biden nga gara. Sipas Washington Post, Obama beson se 81-vjeçari duhet "të konsiderojë seriozisht qëndrueshmërinë e kandidaturës së tij".
WP i referohet disa burimeve pranë ish-presidentit Obama, i cili nuk reagoi pas botimit të lajmit.
Duan ta krahasojnë me Trump, por ironikisht rasti i Berishës ngjan me atë të Biden
Ka një përpjekje të pakuptimtë nga disa aktorë të opozitës për të krahasuar rastin e Donald Trump me atë të Sali Berishës. Në aspektin gjyqësor dhe mandej atë politik, duke supozuar se njësoj si Trump në ShBA edhe Berisha qëndron i vetëm përballë establishmentit në Shqipëri.
Nëse heqim kullat e Tiranës, ky krahasim edhe mund të kalonte si një argument i mendjeve të irrituara të asaj që sot edhe z. Berisha e quan “partia më e madhe e opozitës” në mbështetje të një teorie viktimizimi dhe analogjie të Davidit me Goliatin.
Ekipi i vjetër në kontinentin e vjetër. Von der Leyen merr një mandat të dytë
Me 401 vota pro, Ursula von der Leyen është zgjedhur për një mandat të dytë në krye të Komisionit Europian. 284 vota kanë qenë kundër, 15 abstenime dhe 7 të pavefshme.
Ajo arriti të fitojë mbështetjen e tre frupeve pro-BE-së: të qendrës dhe të djathtëve – Partia Popullore, Socialistë dhe liberalëve të Rinovimit.
Mirë apo keq? Heqja e ligjit të luftës nga Greqia krijon kushtet praktike që çamët të kthehen në shtëpi
Mediat shqiptare kanë krijuar një kategori të re kërkimi në Google. Ky është Ligji i Luftës me Greqinë.
Ish-zv.kryeministri grek largohet nga Syriza: Kasselakis po e çmajtëzon partinë
Ish-zv.kryeministri i Greqisë, Giannis Dragasakis, njëherazi themues dhe njeri me peshë në partinë Syriza ka deklaruar largimin prej saj. Në një deklaratë të cituar në mediat greke, Dragasakis ka vënë në dukje rolin përkeqësues të kryetarit aktual të partisë, Stefanos Kasselakis, që sipas tij:
Trashëgoi një parti me probleme, por po përkeqëson ato dhe po e çmajtëzon atë
Dragasakis ka deklaruar se ka nevojë për një parti të re të së majtës.
FMN: Qeveria të bëjë transparencë për koncesionet
Ky vit shënon fundin e dy kontratave koncesionare shumë të diskutuara: ajo e pullave fiskale dhe koncesioni i markimit të karburanteve.
Që prej 1 janarit të vitit 2025, prodhimi dhe shpërndarja e pullave fiskale do të realizohet nga shteti.
Po ashtu, ky vit shënon edhe fundin e koncesionit të markimit të karburanteve, të cilin qeveria e zgjati edhe me një vit me një VKM të gushtit të kaluar.
FMN, e cila ka paralajmëruar disa herë për rreziqet që paraqesin kontratat koncesionare, i rikthehet sërish kërkesës për transparencë nga ana e qeverisë shqiptare.
Kryeministri vendos të deklarojë se çmimet në zonat turistike janë rritur. Ndaj edhe ato janë rritur
Qeveria nuk vendos çmimet dhe nuk vendosin dot çmimet as të hoteleve as të restoranteve dhe nuk i kontrollojnë. Por ama në Vlorë, Ermal, në Sarandë Olt, ku janë edhe dy pikat e një rritjeje absurde të çmimeve është e rëndësishme të flitet me operatorët e hoteleve dhe t’iu thuhet që kjo është jo vetëm e padrejtë, mbase në kushtet e kapitalizmit nuk e perceptojnë, por është strategjikisht vetëvrasje për ata vetë. Duhet komunikohet dhe të flitet që rrija e palogjikshme e çmimeve vjen me një kosto të lartë vitin tjetër.
Sekreti që SHISH nuk e mban dhe nuk e krijon dot
Ka raportuar sot në Komisionin Parlamentar të Sigurisë shefja enigmatike e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni. Në media është raportuar se ajo është shprehur se “shërbimet serbe dhe ruse janë armiqësore me Shqipërinë”.
Alibitë e përhershme të fëlliqësirave të Shëndetësisë
Drejtoresha e Shërbimit Farmaceutik në QSUNT, Mirela Rexhepi ka hedhur poshtë akuzat e deputeteve të opozitës, Zhani Gjergji dhe Albana Vokshi duke deklaruar se “nuk ekziston asnjë lloj mundësie që të fshihet apo ndryshohet data e skadencës për barnat pasi çdo veprim kryhet online”. Kështu raportohet sot të jetë mbrojtur kjo zyrtare duke vijuar me alibinë e kontrollit n
Turqia diskuton me Hamasin situatën humanitare në Gaza
Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, ish-drejtues i shërbimit sekret, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kreun e Byrosë Politike të lëvizjes islamike palestineze, Hamas, Ismail Haniyeh që sipas mediave turke ka patur në vëmendje “situatën humanitare në Gaza”.