Turqia diskuton me Hamasin situatën humanitare në Gaza

Postuar në 17 Korrik, 2024 14:25

Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, ish-drejtues i shërbimit sekret, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kreun e Byrosë Politike të lëvizjes islamike palestineze, Hamas, Ismail Haniyeh që sipas mediave turke ka patur në vëmendje “situatën humanitare në Gaza”.

Biseda pason një takim të shefit të shërbimeve sekrete turke, ish-zëdhënës i Erdogani, Ibrahim Kalin, me Haniyeh, çka provon se Ankaraja është e angazhuar në luftën aktuale në Gaza ku po jep një ndihmë direkte për palestinezët.

Turqia është ndër vendet e rralla që ndjek diplomaci aktive për çështjen palestineze dhe presidenti i saj, Erdogan është ndër të vetmit që e ka cilësuar publikisht Hamasin si organizatë çlirimtare.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.