Kina ndërpret konsultimet mbi kontrollin e armëve me SHBA

Postuar në 17 Korrik, 2024 14:05

Kina ka njoftuar ndërprerjen e konsultimeve me SHBA mbi kontrollin dhe mospërhapjen e armëve, nisur nga fakti se Washingtoni ka vijuar të shesë armë Tajvanit, pavarësisht kundërshtimit të Pekinit.

Prej disa kohësh tashmë, SHBA po i shet armë Tajvanit pavarësisht kundërshtimit të fortë kinez dhe negociatave të përsëritura. Kina ka vendosur të ndërpresë konsultimet mbi kontrollin dhe mospërhapjen e armëve me SHBA

citohet Lin Jian, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Kinës.

Ai i ka bërë thirrje SHBA që të respektojë “interesat bazë të Kinës dhe të krijojnë kushtet e domosdoshme për dialog dhe konsultime mes të dyja vendeve”. Aktualisht SHBA pranon politikën e Një Kine, por mban kontakte të ngushta me Tajvanin, ishullin kinez përballë kontinentit që u shkëput de facto në vitin 1949 dhe mbeti në drejtimin e Kuomintangut të Chang Kai-shek.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.