Metsola rikonfirmohet si presidente e PE
Roberta Metsola u rikonfirmua si presidente e Parlamentit Europian me 562 vota nga 699 votues. Shumica e nevojshme ishte 312 vota. Metsola mori 90.2% të votave, përqindja më e lartë në historinë e Parlamentit Evropian.
Rivalja e vetme ishte anëtarja spanjolle e PE, e ardhur nga radhët e Podemos, Irene Montero, 61 vota.
Unë dua të kontribuoj në përmirësimin e BE, duke mbushur boshllëkun që mbetet midis asaj që qytetarët presin nga Evropa dhe asaj që ne jemi në gjendje të ofrojmë. Për këtë arsye, unë jam këtu për të kërkuar besimin dhe votën tuaj për të na lejuar të vazhdojmë të punojmë së bashku për dy vite e gjysmë.
Metsola falenderoi eurodeputetët për “besimin” dhe premtoi se PE “do të jetë një Parlament për të gjithë në Europë, për të respektuar premtimet e baballarëve themelues”.
E jona duhet të jetë një Evropë për të cilën Falcone dhe Borsellino do të krenoheshin. E jona duhet të jetë një Evropë që i nderon ata.
Metsola tha më tej se polarizimi në shoqërinë europiane ka çuar në një politikë konfrontimi dhe gjithashtu në dhunë politike.
Përgjigja e thjeshtë është të ndajmë veten mes "ne dhe atyre", por duhet të shkojmë përtej këtij mendimi që nxit urrejtje në vend që të ndërtojë shpresë. Ne duhet të garantojmë barazi në Evropë, duke u ofruar të gjithëve të njëjtat mundësi.
Add new comment