Kina tronditet nga skandali i kontaminimit të vajit të gatimit

Postuar në 16 Korrik, 2024 18:13

Raportimi në mediat sociale i shkeljeve të rënda të sigurisë ushqimore e ka detyruar qeverinë kineze të hapë një hetim. Përdoruesit e rrjeteve sociale raportuan se cisternat e karburantit janë përdorur për të transportuar vaj gatimi dhe shurup pasi kanë bartur kimikate toksike. Vaji i destinuar për konsum është futur në cisterna pa u bërë pastrimi i duhur ndërmjet ngarkesave.

Lajmi u publikua fillimisht në Pekin News, një media shtetërore, të cilës i referohet BBC.

Kjo e fundit citon një shofer, sipas të cilit transportimi i vajit të gatimit në cisterna të kontaminuara me karburant është aq i përhapur sa që konsiderohet një "sekret publik" në industri.

Rasti është goditja e fundit ndaj besimit të publikut në aftësinë e qeverisë kineze për të zbatuar standardet e sigurisë ushqimore.

Në rrjetet sociale kineze si Weibo, disa përdorues e krahasojnë rastin me skandalin e qumështit Sanlu të vitit 2008, në të cilin rreth 300 000 fëmijë u sëmurën dhe të paktën gjashtë vdiqën pasi kishin pirë qumësht pluhur të kontaminuar me nivele të larta me kimikate industriale si melamina.

Në Kinë, cisternat transportuese nuk kufizohen në ndonjë lloj të veçantë mallrash, kështu që në teori mund të transportojnë produkte ushqimore menjëherë pas transportit të vajrave me bazë qymyri.

Në këtë rast mund të jenë përfshirë disa kompani të mëdha kineze, mes të cilave një degë e Sinograin në pronësi të shtetit dhe Hopefull Grain and Oil Group.

Qeveria ka premtuar se në përfundim të hetimit do të ndëshkojnë çdo kompani dhe individ të përfshirë në shkeljen e standardeve.

Rasti po hetohet edhe në nivel qeverish lokale.

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Po per te mire e kane, nje grusht miza me pak e aq. Ku do te dije derri se i shkul ndonje qime, na ngordhkan nja 300 mije miza e pastaj, aty ka mbi nje miliard, ka te vdesin e te rrojne e perseri te bejne boten corap si me COVID-in

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.