Blloku Shkenca
Etiopi, zbulohet një qytet i zhdukur i qytetërimit aksumit
Arkeologët amerikanë kanë zbuluar së fundmi një qytet të zhdukur në Etipi që mendohet se u banua për 1400 vjet. Pjesë e një qytetërimi të quajtur Aksum që dominoi Afrikën Lindore për shekuj, qyteti në fjalë është dëshmi e jashtëzakonshme.
Ky është një qytetërimet më të rëndësishme antike, por njerëzit në Perëndim nuk dinë gjë për të
Shkencëtarët izraelitë pretendojnë zbulimin e një kure efektive ndaj kancerit në pankreas
Shkencëtarët e universitetit të Tel Avivit në Izrael pretendojnë se kanë zbuluar një kurë efektive për kancerin e pankreasit. Sipas tyre injektimi i një molecule të quajtur PJ34 sjell asgjësimin e 90% të qelizave kanceroze dy javë më pas. Injektimi intravenoz provokon vetëshkatërrim të qelizave gjatë procesit të ndarjes së tyre.
Jeta erdhi nga jashtë Tokës? Zbulohen gjurmë sheqernash(karbohidrate të shpërbëshme) në dy meteorë
Një ekip ndërkombëtar kërkuesish ka verifikuar mbetje sheqernash në trupat metorikë. Sheqernat janë element themelorë për krijimin e jetës dhe gjetja në fjalë i jep zë idesë se bombardimi i dikurshëm i Tokës nga meteorët ka përcaktuar lindjen e jetës në të.
Studimi/Majmunët e sotshëm janë më inteligjentë se primatët
Një kërkim i ri i drejtuar nga universiteti Adeliade në bashkëpunim me Institutin për Studime Evolucionare në universitetin Witwatersrand sugjeron se ideja e përgjithshme e shkencës se homininët e parë të llojit Australopithecus ishin më të zgjuar se majmunët e sotshëm, është i gabuar. Supozimi i mësipërm ndërtohej nisur nga diferenca në vëllimin e trurit mes të dy specieve. Mirëpo një gjë e tillë nuk ngre shumë peshë pasi sipas kërkuesve është fluksi i gjakut në pjesën konjitive të trurit ai që përcakton shkallën e inteligjencës.
Zbulimi/Kanceri përhapet përmes ujit te midhjet
Disa gjetje të fundit në jetën dhe patologjitë e midhjeve po ndryshojnë qasjen dhe kuptimin që shkencëtarët kanë për kancerin si mutacion qelizor dhe manifestim në trupin e një specieje. Kohë më parë në një zonë detare të Hemisferës Veriore, në koloninë e midhjeve u zhvillua një lloj kanceri e formës së leuçemisë që burimisht erdhi nga mutacioni i një qelize të vetme dhe duke kopjuar veten u përhap në mbarë organizmin përmes hemolimfës.
Zbulohet koloni milingonash kanibale në një bunker atomik në Poloni
Shkencetarët kanë zbuluar së fundmi një koloni unike milingonash kanibale që mbijetuan në një bunker armësh atomike në Poloni vetëm duke u ushqyer me kufomat e milingonave të tjera të ngordhura. Streha bazë ishte ndërtuar në një tub vertikal ventilimi në rrugëtimin e të cilit shumë milingona ngordhnin.
Zbulimi arkeologjik në Assasif, më i rëndësishmi i kohës moderne në Egjipt
Ministria Egjiptiane e Antikuiteteve e ka cilësuar zbulimin e fundit arkeologjik në Assasif pranë Luksorit si më të rëndësishmin e epokës moderne. 30 arkivole druri të pikturuara që datojnë në kohën e Dinastisë së 22-të do të ekspozohen në një holl të posaçëm në Muzeun e Madh Egjiptian. Ministria ka raportuar të dhëna konkrete nga zbulimi si p.sh fakti se arkivolet ishin groposur një metër thellë në dy
Nobeli për mjekësinë u shkon kërkuesve për hipoksinë
Komiteti për Nobelin u kanë dhënë katër shkencëtarëve çmimin për mjekësinë këtë vit, që janë marrë me kërkimet mbi hipoksinë. William Kaelin Jr nga Universiteti i Harvardit, Peter Ratcliffe nga Oxford, Francis Crick i Institutit në Londër si dhe Gregg Semenza nga universiteti “John Hopkins” u vlerësuan për kërkimin e tyre mbi mënyrën sesi qelizat e trupti të njeriut i përgjijen dhe adaptohen ndaj niveleve të ndryshme të oksigjenit.
Nuk jemi gati për të përballur lajmin e zbulimit të jetës në Mars
Kreu i ekipit shkencor të NASA-s, Jim Green ka deklaruar se misioni i radhës në Mars do të jetë më i avancuari i realizuar deri më tani.
Pikëpyetjet rreth rezultateve të këtij misioni janë më shumë etike dhe kanë të bëjnë me raportin e njeriut me jetën dhe kuptimin e saj. Green mendon se nëse do të zbulohet se në Mars ka patur dikur jetë, apo ka edhe ende forma të jetës, problemi që do të shtrohet do të jetë në Tokë, te njerëzit.
Gjinia e trurit