Blloku Shkenca
Jo Antropoceni, por Epoka Sintetike ajo ky po hyjmë
Është një fakt i kohës sonë që po bëhet përherë e më shumë i ditur. Pavarësisht se sa larg udhëtoni, pavarësisht se në cilin drejtim merrni, nuk ka ndonjë vend në Tokë që të mos ketë gjurmë të aktivitetit njerëzor. Shenjat kimike dhe biologjike të species sonë janë kudo. Asnjë cep i Tokës nuk është i lirë nga gjurma e njeriut, përhapur kudo përmes erërat e forta atmosferike, rrymat e pandalshme oqeanike dhe milionat e mjeteve ajrore që djegin karburant. Natyra e pakontaminuar është zhbërë përgjithnjë.
Fundi i AIDS
Fundi i virusit të AIDS ose SIDA-s duket të jetë më afër se kurrë. Hulumtimet evropiane kanë zbuluar se trajtimi i sëmundjes në shumë raste ka parandaluar transmetimin e saj.
Studimi/4% e mineraleve në Tokë, të krijuara si pasojë e veprimit të Njeriut
Njeriu ka ndikur planetin deri në nivel gjeologjik. Epoka e Antropocenit, siç quhet koha e dominimit të planetit nga Njeriu në raport me ndikimin e tij kompleks në mjedis, klimë, peizazh dhe deri në gjeologji, konfirmohet edhe nga një tjetër tregues: rreth 208 lloje mineralesh që gjenden sot në Tokë janë krijuar si pasojë e veprimit të Njeriut.
42 mijë vjet nën akull, mëzi "siberian" ka të konservuar gjakun në formë likuidi
Shkencëtarët rusë kanë patur fatin të nxjerrin gjak në formë likuide nga një mëz i ngrirë që mendohet se ka jetuar para 42 mijë vjetësh, në atë që është sot Siberia. Trupi i ngrirë u gjet në një krater të quajtur Batagaika në Republikën e Sakhas dhe mendohet se bën pjesë në variantin Lenskaya që është zhdukur rreth 4 mijë vjet më parë. Shkencëtarët po mendojnë të klonojnë ADN-në e mëzit për të risjellë në jetë një specie që është zhdukur, një ll
Stonehenge u ndërtua nga pasardhës të fermerëve emigrantë nga Anadolli
Mediat britanike rapotojnë për një studim të fundit sipas të cilit ndërtuesit e Stonehenge ishin nga Mesdheu. Studiuesit nga Londra arritën në këtë përfundim pas krahasimit të ADN-së së mbetjeve njerëzore në Britani me ato të njerëzve që kanë jetuar në të njëjtën periudhë në Europë.
Në Filipine zbulohet homo luzonensis, specie e panjohur hominini
Një grup shkencëtarësh nga qendra të ndryshme universitare të botës kanë zbuluar një specie të re njerëzore në Filipine. Specia e re është quajtur Homo Luzonensis, nga ishulli Luzon ku u gjetën fosilet 50 mijë vjeçare. Sipas mediave që raportojnë gjetjet, shkencëtarët janë shumë entuziastë se gjetjet do të japin një shtysë cilësore për kuptimin më të mirë të evoucionit njerëzor.
Fotografia e parë e një vrime të zezë
Është publikuar në këto çaste fotografia e parë reale e një virme të zezë që ndodhet në galaktikën M87, 500 triliardë km larg. Vetë vrima e zezë e fotografuar konsiderohet një përbindësh për nga përmasat: 40 miliardë km në diametër dhe me masë 6.5 miliardë herë më të madhe sesa ajo e Diellit tonë. Shkencëtarët mendojnë se kjo është një ndër vrimat e zeza me masën më të madhe që ekziston.
Fotografimi u propozua nga prof. Heino Falcke nga universiteti Radboud në Hollandë dhe ai u krye nga tetë teleskopë të lidhur me njëri-tjetrin.
Edhe Apple kthehet në platformë televizve
Apple njoftoi lançimin e platformës televizive që synon të konkurrojë me Netflix, Amazon, si dhe TV kabllor në vetvete.
Platforma që do të përmbajë lajme, sport dhe filma, vlerësohet se do t’i kushtojë Apple më shumë se një miliardë dollarë amerikanë - me siguri shumë më pak se sa ka shpenzuar Netflix dhe HBO vit.
I zgjedhim partnerët me nuhatje dhe “qëllojmë në shenjë”
Kimia luan një rol të rëndësishëm kur është fjala për përzgjedhjen e partnerit. Një studim i kryer së fundmi ka zbuluar se ne zgjedhim partnerë gjenetikisht të ndryshëm nga vetja, duke u nisur pikërisht nga aroma karakteristike e tyre.
Studiuesit e universitetit “Diderot” në Paris arritën në konkluzionin se nëpërmjet nuhatjes, ne arrijmë të seleksionojmë partnerin/en e preferuar gjenetikisht. Studimi i publikuar në “Proceedings of Royal Society B” analizon kompleksin e histokompatibilitetit (MHC) dhe aftësinë e njeriut për ta dalluar atë përmes nuhatjes.
Shkencëtarët rusë pretendojnë se kanë arritur të kthejnë kahun e Kohës
Kërkues të Institutit për Fizikën dhe Teknologjinë në Moskë deklarojnë se ia kanë dalë që të ndryshojnë kahjen e lëvizjes së kohës. Një pretendim që nëse konfirmohet dhe nëse gjen zbatime praktike do të ndryshojë paradigmat e shkencës.