Edhe Apple kthehet në platformë televizve

Postuar në 27 Mars, 2019 10:03

Apple njoftoi lançimin e platformës televizive që synon të konkurrojë me Netflix, Amazon, si dhe TV kabllor në vetvete.

Platforma që do të përmbajë lajme, sport dhe filma, vlerësohet se do t’i kushtojë Apple më shumë se një miliardë dollarë amerikanë - me siguri shumë më pak se sa ka shpenzuar Netflix dhe HBO vit.

Pavarësisht se vitrinë e Apple mbetet iPhone, rënia e shitjeve ka shtyrë kompaninë të kërkojë hapësira në  tregun e televizionit dixhital.  Iniciator i kësaj ideje ishte Steve Jobs, por ai nuk arriti ta zbatojë në praktikë. CEO i Apple, Tim Cook,  synon tani ta çojë përpara këtë lojë. Sipas «eMarketer» kompani e angazhuar në hulumtime mbi çështjet e tregut, Apple futet shumë vonë në lojë, pasi Netflix është në një pozitë të fortë dhe është ajo që përcakton rregullat.

Netflix aktualisht ka 139 milionë abonentë. Veç Netflix, Apple i duhet të konkurrojë me rivalë të tjerë shumë të fortë si Amazon apo Walt Disney. Për Apple kjo sfidë nuk ka lidhje me shifrat, pasi sipas Associated Press, kompania ka rreth 245 miliard $ gjendje, çka i jep mundësinë të investojë  seriozisht në këtë shërbim. Basti është nëse do të bëjë për vete Hollivudin në çështjet e cilësisë dhe të audiencës. Në përpjekje për të garantuar rezultatet Apple do të shfrytëzojë potencialin e Oprah Winfrey, Steven Spielberg dhe Jennifer Aniston.

Burimi: Associated Press

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.