Studimi/4% e mineraleve në Tokë, të krijuara si pasojë e veprimit të Njeriut
Njeriu ka ndikur planetin deri në nivel gjeologjik. Epoka e Antropocenit, siç quhet koha e dominimit të planetit nga Njeriu në raport me ndikimin e tij kompleks në mjedis, klimë, peizazh dhe deri në gjeologji, konfirmohet edhe nga një tjetër tregues: rreth 208 lloje mineralesh që gjenden sot në Tokë janë krijuar si pasojë e veprimit të Njeriut.
Një studim i publikuar në American Mineralogist ka identifkuar për herë të parë listën në fjalë e cila përfshin ato minerale që u krijuan si pasojë e veprimit të njeriut. Ky grup përbën 4% të të gjitha mineraleve në Tokë që arrijnë në 5200 lloje.
Mineralet e identifikuara janë krijuar në depozitat e mineraleve origjinale, përmes erozionit, në tunele, në ujërat e minierave, apo si pasojë e zjarreve në miniera. U gjetën po ashtu tre lloje mineralesh të formuar në sistemetm gjeotermale, ndërkohë që tre të tjera u identifikuan në arttefakte të koroduara në një anije tuniziane të braktisur, dy në artefakte bronzi në Egjipt, katër lloje në site prehistorike sakrificash në mallet e Australisë.
Ndikimi i Njeriut në këtë drejtim është i paprecedentë. Diversiteti mineralogjik në Tokë zuri fill rreth 2 miliardë vjet më parë me rritjen e sasisë së oksigjenit në atmosferë, quajtur edhe Oksidimi i Madh, që u shoqërua më krijimin e 2/3-ve mes 5200 lloje mineralesh që ekzistojnë sot. Për ta kuptuar më mirë raportin vlen të theksohet se shumica nga 208 minerale të krijuara si pasojë e aktivitetit të Njeriut janë krijuar pas vitit 1700, që përkona me epokën e industrializimit, ndërkohë që planetit i janë dashur 4.5 miliardë vjet që përmes kombinimit të elementëve të ndryshëm, në temperature dhe thellësi të caktuara të gjenerojë diversitetin që shohim sot.
Shkencëtarët përkufizojnë si mineral një masë të kristalizuar natyralisht që ka një kombinim kimik unik dhe strukturë kristalore. Nga kjo pikëpamje, e gjithë veprimtaria e njeriut, në çdo sektor ku vepron inxhinierimi, sjell pasoja në krijimin e kushteve mineralogjike që përndryshe nuk ekzistojnë.
Add new comment