Blloku Shkenca

Studimi/Modeli aktual i depozitimit të mbetjeve bërthamore është i pasigurtë

Postuar në 28 Janar, 2020 17:47

Një grup kërkuesish nga Qendra Shtetërore për Ecurinë dhe Projektimin e Formave të depozitimit dhe Kontenierëve për Mbetjeve Bërthamore në Ohio të SHBA, kanë dalë në përfundimin se modeli aktual i menaxhimit të këtyre mbetjeve nuk është i sigurtë. Kërkimet e publikuara në revistën “Nature Materials” tregon se korrozioni i materialeve që përdoren për depozitimin e mbetjeve bërthamore përshpejtohet për shkak të ndryshimeve kimike të mbetjeve dhe mëny

Zbulohet tru njerëzor i vetrifikuar në rrënojat e Pompeit

Postuar në 23 Janar, 2020 15:14

Pompei vazhdon të ofrojë zbulime të reja në rrënojat e krijuara nga shpërthimi i vullkanit Vezuv në vitin 79 e.s. Në një material të publikuar në Revistën Mjekësore të Anglisë së Re raportohet për zbulimin e një materiali xhami, në ngjyrë të zezë që është gjetur brenda kafkës së një prej viktimave të shumta të Pompeit.

Kapet për herë të parë në video bashkimi dhe ndarja e dy atomeve

Postuar në 22 Janar, 2020 16:15

Shkencëtarët kanë arritur të lokalizojnë me video bashkimin dhe ndarjen e atomeve. Filmimi është bërë i mundur nga një ekip kërkuesish nga Britania e Madhe dhe Gjermania sipas të cilëve kjo është hera e parë që lidhja evolucionare, formimi dhe shpërbërja është kapur në shkallë atomike në proces.

2.229 miliardë vjet/Zbulohet krateri më i vjetër meteorik në Tokë

Postuar në 22 Janar, 2020 00:28

Një krater në Australi, i quajtur krateri Yarrabubba, mendohet të jetë më i vjetri në Tokë i konstatuar deri më tani. Sipas shkencëtarëve ai është krijuar 2.229 miliardë vjet më parë nga një goditje meteorike dhe përbën një rast të veçuar nga krateret e tjerë të vjetër pasi daton 200 milionë vjet më herët. 
Zbulimi ka shtuar dyshimet se goditjet nga trupat qiellorë mund të kenë çuar në alterim të klimës në Tokë duke i dhënë fund një periudhe të ngrirjes së madhe siç quhet ajo e Tokës Top Bore. 

Sa janë shanset për një kontakt me jashtëtokësorët?

Postuar në 20 Janar, 2020 00:05

 

Të vetmet forma inteligjente të jetës që njohim, banojnë këtu në Tokë. Por kjo nuk na ka ndaluar të përpiqemi t'i përgjigjemi pyetjes: "A jemi vetëm?".

Shkencëtarët izraelitë hedhin në qarkullim Zygosid - 50 që trajton diabetin e tipit 2

Postuar në 19 Janar, 2020 14:23

Shkencëtarët izraelitë po punojnë me një ilaç të ri, që mund të trajtojë shkakun kryesor të diabetit të tipit 2: rezistenca e insulinës. Ilaçi quhet Zygosid-50. Shkaqet e diabetit të tipit 2 nuk janë plotësisht të njohura për mjekët. Ka faktorë si obeziteti, stili i jetës, ushqimet e pashëndetshme dhe plakja, të cilat e shtojnë rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje.  

2100/11 miliardë njerëz me kërkesë 80% më shumë kalori për çdo individ

Postuar në 16 Janar, 2020 13:45

Demografia, burimet ushqimore dhe klima janë problemet kryesore me të cilat duket se njerëzimi do të përballet këtë shekull. Një arsye që e bën real skenarin e një krize që bashkon këta element është parashikimi për shtimin e popullsisë. Në vitin 2011 njerëzimi mendohet të arrijë në 11 miliardë njerëz, një shifër që është shqetësuese për nga perspektiva e ndarjes së burimeve nëse e krahasojmë me problemet e tanishme kur njerëzimi është 7.5 miliardë njerëz.

Studimi/ Aktiviteti i pakët seksual lidhet me menopauzën e hershme

Postuar në 15 Janar, 2020 22:55

Gratë që kryejnë veprimtari seksuale javore ose mujore kanë rrezik më të ulët për të hyrë në menopauzë të hershme në krahasim me ato që raportojnë se kanë marrëdhënie seksuale më rrallë se njëherë në muaj, sipas një studimi të ri të UCL.

Studiuesit vëzhguan se gratë, të cilat raportuan se kryenin marrëdhënie seksuale çdo javë, kishin 28% më pak të ngjarë të kishin përvojë menopauze në çdo moshë të dhënë sesa gratë që kryenin më pak se një herë në muaj. Aktiviteti seksual përfshin marrëdhënie seksuale, seks oral, prekje seksuale dhe përkëdhelje ose vetë-stimulim.

Studim që provon lidhjen mes La Nina dhe shtimit të diarresë vdekjeprurëse te fëmijët

Postuar në 31 Dhjetor, 2019 13:39

Shtimi i rasteve me diarre kërcënuese për jetën te fëmijët lidhet me dukurinë klimaterike të quajtur La Nina. Të paktën këtë konkludojnë kërkues të universitetit Columbia pas një studimi të kryer në Bostvana. Gjetjet janë publikuar në revistën Nature Communications dhe sipas kërkuesve ato shpresohet të çojnë në krijimin e një sistemi paralajmërues në funkson të ndërhyrjes së shpejtë nga sistemi shëndetësor. 

Nevoja për ripërkufizimin e Njerëzores

Postuar në 24 Dhjetor, 2019 21:23

 

Zhvillimet e fundit në disa degë të mjekësisë si gjenetika, neuroshkenca dhe transplanti i indeve apo qelizave po i trondisin kufijtë ligjorë klasikë që përbëjnë themelin e strukturave normative mbi të cilat bazohen shoqëritë. Ato paraqesin sfida cilësisht të ndryshme nga ato të deritanishmet, që duket se turbullojnë dallimet ligjore midis qenieve njerëzore dhe organizmave të tjerë të gjallë, midis qenieve njerëzore të gjalla dhe atyre të vdekur, dhe midis indeve dhe qelizat njerëzore dhe atyre jonjerëzore. Si mund t’u përgjigjen sistemet juridike këtyre sfidave të reja?

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Shkenca