Blloku Shkenca

Ka qenë te lakuriqët për dekada

Postuar në 28 Korrik, 2020 19:55

Koronavirusi që qëndron pas pandemisë së tanishme në të vërtetë nuk është edhe aq i ri sa thuhet. Të paktën në natyrë. Disa kërkues të Universitetit të Pensilvanisë kanë arritur në përfundimin se CoVid-19 ka qenë i pranishëm te lakuriqët e natës – konkretisht te lakuriqi patkua – për dekada përpara se të ndërmjetësohej te njeriu. 

Zbulohet rrjedhja e parë detare e metanit në Antarktidë

Postuar në 22 Korrik, 2020 13:44

Shkencëtarët kanë zbuluar në tabanin detar të Antarktidës rrjedhjen e parë aktive të metanit. Rrethë këtij “burimi” janë identifikuar edhe mikrobet e para që konsumojnë gazrat serë përpara se të arrijnë atmosferën. Prej kohësh shkencëtarët kanë rindërtuar një model që e lidh ngrihjen klimetarike me nisjen e rrjedhjes së metanit në tabanin detar, ku mendohet se janë depozituar sasi të mëdha gazi. por kësaj radhe duket se shkak nuk është rritja e temperaturave pasi në detin Ross ku u bë zbulimi temperaturat janë ende në normën e zakonshme.

Merr fund dilema: Meshkujt janë biseksualë

Postuar në 22 Korrik, 2020 13:15

Një ekip studiuesish ka gjetur ato që ata i cilësojnë si dëshmi të biseksualitetit mashkullor. Në një studim, rezultatet e të cilit u publikuan në “Proceedings of the National Academy of Science”, ata përmblodhën të dhënat e mbledhura nga shumë studime të tjera të mëparshme mbi biseksualitetin mashkullor.

Dëgjimi, shqisa që i “dorëzohet” e fundit vdekjes

Postuar në 12 Korrik, 2020 23:33

Edhe kur jemi në fund të jetës dhe nuk u përgjigjemi më stimujve të jashtëm, truri ynë vazhdon të dëgjojë fjalët dhe tingujt që vijnë nga jashtë. Dëgjimi është në të vërtetë i fundit nga pesë shqisat që i dorëzohet vdekjes.

Një plan për shpjegimin e natyrës së Planetit të Nëntë

Postuar në 11 Korrik, 2020 17:38

Shkencëtarët e universitetit të Harvardit në SHBA kanë zhvilluar një metodë të re për identifikimin e vrmave të zeza jashtë sistemit tonë diellor duke paralajmëruar se përmes saj do të përkufizohet qartë dhe përfundimisht edhe natyra e të ashtuquajturit Planeti i Nëntë. Në një studim të publikuar në “The Astrophysical Journal Letters” vihet në dukje se vëzhgimi i flakëve të zgjerimit – veti e vrimave të zeza – do të jepte një provë se Planeti i Nëntë është në fakt një vrimë e zezë në kufi me sistemin tonë diellor. Kjo metodë presupozon kapjen e këtyre lloj rrezeve drite që shfaqen nga impak

Megavullkani i Alaskës që i dha goditjen përfundimtare Republikës Romake 

Postuar në 24 Qershor, 2020 13:01

 

Për shekuj me radhë, hija e një vullkani ka qëndruar mbi rënien e Republikës Romake. Historianët e lashtë flasin për zhdukjen e mistershme të Diellit pas vrasjes së Jul Çezarit në vitin 44 para Krishtit, që u pasua nga një peridhë moti të ftohtë dhe pa prodhim bujqësor. Tani, një ekip shkencëtarësh dhe historianësh ka zbuluar se një nga shpërthimet më të mëdha të njohura në histori ishte ai i vitit 43 para Krishtit — çka potencialisht çoi në dy vjet mot të pazakontë dhe uri, ndërsa republika u shpërbë dhe mori formë perandoria.

Zbulim arkeologjik monumental pranë Stonhenge në Britaninë e Madhe

Postuar në 23 Qershor, 2020 01:05

Arkeologët në Britaninë e Madhe deklarojnë se kanë zbuluar strukturën më të madhe neolitike në vend, e cila ndodhet pranë Stonhenge, një prej strukturave më të njohura arkeologjike në botë.

Kompleksi në fjalë konsiston në një rreth të krijuar nga vendosja e kolonave të ngulura thellë në tokë që shkon në 2 km në diametër. Sipas arkeologëve kompleksi në fjalë kishte për synim orientimin e njerëzve që shkonin drejt Mureve Durrington, një zonë që konsiderohej e shenjtë që ndodhet saktësisht në qendër të rrethit.

Bisha e fjetur. Vullkanet e Napolit

Postuar në 22 Qershor, 2020 19:59

  

Zhdukja permiano-triasike u provokua nga djegia e vazhdueshme e qymyrit

Postuar në 17 Qershor, 2020 14:12

Djegia në sasi të mëdha dhe në mënyrë të vazhdueshme e qymyrit në Siberi është përgjegjëse për zhdukjen më të madhe masive të provuar në historinë e planetit tonë. Shkencëtarë nga universiteti i Arizonës pretendojnë se kanë provuar se zhdukja permo-triasike u provokua nga djegia e qymyrit dhe pasojat e saj.

Misteri i CoVid-19, disa njerëz kanë kujtesë imunitare edhe pse infektohen për herë të parë

Postuar në 16 Qershor, 2020 20:41

Aleksandra Walczak, mjeke në École Normale Supérieure në Paris shprehet në një intervistë për Horizon Magazine se përgjigja e diferencuar që disa njerëz kanë ndaj CoVid-19 në raport me të tjerë është një nga pikëpyetjet më të mëdha të mjekësisë në menaxhimin e epidemisë. 

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Shkenca