Blloku Shkenca

Koha për ta rimenduar Rrugën e Qumshtit

Postuar në 06 Dhjetor, 2020 16:34

 

Aliazhi i tubacioneve dhe dezinfektuesi krijojnë një kimikat kancerogjen në ujë

Postuar në 05 Dhjetor, 2020 17:08

Tubat e ndryshkur të hekurit mund të hyjnë në veprim me dezinfektuesit e mbetur në sistemet e shpërndarjes së ujit të pijshëm, duke prodhuar krom gjashtëvalent, një substancë kancerogjene që mund të qarkullojë në ujin e pijshëm. Përfundimi ka dalë nga një studim i kryer nga inxhinierët në UC Riverside. Kromi si metal gjendet natyrshëm në tokë dhe ujërat nëntokësore.

Metformina ul rrezikun e vdekjes së grave nga Covid-19 

Postuar në 04 Dhjetor, 2020 20:19

Një studim i kryer nga Universiteti i Minesotës dhe United Health Group konkludoi se rreziku i vdekjes është më i ulët te gratë. Metformina është një mjekim gjenerik për mbajtjen në nivelin e duhur të presionit të gjakut te pacientët me diabet të tipit 2. Gjithashtu, ajo redukton proteinat e inflamacionit si TNF-alfa që e përkeqësojnë COVID-19.

Shembet teleskopi që gjurmoi për dekada me radhë jetën jashtëtokësore

Postuar në 02 Dhjetor, 2020 12:57

Radio teleskopi gjigant në Observatorin Arecibo në Porto Riko është shembur, duke u dhënë fund disa dekadave zbulime jashtëtokësore. Teleskopi ishte dëmtuar më parë dhe pritej të mbyllej.

Platforma 820 tonëshe e teleskopit u çlirua nga kabllot e saj të çelikut dhe u përplas në bazamentin me sipërfaqe 305m2  nën të, të hënën në mbrëmje, bëri të ditur Fondacioni Kombëtar i Shkencës (NSF).

Zbulohet sistem i filtrimit të ujit përdorur 2000 vjet më parë nga majat

Postuar në 27 Nëntor, 2020 22:41

Geni njerëzor gjeneron tru më të madh te majmunët

Postuar në 22 Nëntor, 2020 23:48

Shkencëtarë të Institutit Max Planck në Drezden të Gjermanisë në bashkëpunim me kërkues nga Instituti për Kafshë Eksperimentale në Tokio kanë arritur të realizojnë një fetus majmuni me tru të rritur duke ndërfutur gene njerëzore.

Mbrojtje nga riinfektimi/Imuniteti nga CoVid-19 krijohet që me infektimin e parë dhe zgjat në kohë

Postuar në 18 Nëntor, 2020 00:17

Një ekip kërkuesish nga universiteti i Freiburg të drejtuar nga dr. Maike Hofmann, dr. Christoph Neumann Haefelin dhe prof. dr. Robert Thimme ka provuar se SARS-CoV-2 krijon imunitet të qëndrueshëm në organizmin e njeriut që preket nga virusi. Ndonëse shqetësimi për zhdukjen e antitrupave është real, organizmi duket se krijon qeliza imunitare të quajtura qelizat imunitare T që ngjasojnë me ato që prodhohen pas prekjes nga gripi. 

Ne kemi besim se shumica e njerezve që i kanë mbijetuar SARS-CoV-2 kanë një lloj mbrojtjeje kundër ri-infektimit

Kryeministri këshillon popullin: Privati atë punë ka, po ju shet ilaçe kot

Postuar në 14 Nëntor, 2020 16:33

Lexoni se çfarë ka thënë sot kryeministri Edi Rama në Vlorë për menaxhimin e situatës pandemike:

I çmendën njerëzit me teste, por ne kemi ndjekur një politikë të suksesshme. Komiteti Teknik nuk e ka kërkuar testin pozitiv. Një pjesë e madhe e njerëzve shkojnë bëjnë tamponë tek privati. Ne iu themi se nëse nuk je mirë, qëndro në shtëpi, bëj ato që thotë mjeku, s’ke nevojë të bësh tamponin.

Pse disa sëmuren rëndë dhe disa Jo? Përgjigja zbulon kompleksitetin e CoVid-19

Postuar në 13 Nëntor, 2020 22:42

Duket se shkencëtarët po i afrohen përherë e më shumë përgjigjes se përse CoVid-19 si sëmundje e shkaktuar nga virusi SARS Cov-2, diskriminon pacientët që prek. Pra pse në disa njerëz ai manifestohet në simptoma të rënda deri në humbje jete dhe pse në disa të tjerë kalon pa shenja fare. Përgjigja sigurisht qëndron tek imuniteti, por interpretimi se sistemi imunitar godet veten në disa raste nuk shpjegon shumëçka.

100 mijë vjet konflikt mes Homo sapiensit dhe Neandertalit për Europën dhe Azinë

Postuar në 10 Nëntor, 2020 14:18

 

Rreth 600 000 vjet më parë, njerëzimi u nda më dysh. Një grup qëndroi në Afrikë, për të evoluar në atë që jemi ne sot. Grupi tjetër u drejtua përmes tokës në Azi, më pas në Europë për  t’u bërë Homo neanderthalensis – Neandertalët. Ata nuk ishin paraardhësit tanë, por një specie motër, që evoluoi paralel me ne. 

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Shkenca