Blloku Shkenca

Gjenomet njerëzore sintetike, inteligjenca artificiale kapërcen problemin e privatësisë

Postuar në 23 Shkurt, 2021 13:29

Studiuesit i kanë mësuar inteligjencës artificiale të bëjë gjenome artificiale – duke kapërcyer kështu problemin e mbrojtjes së informacionit gjenetik të njerëzve, ndërsa grumbullojnë ADN të mjaftueshme për kërkime. Rrjetet kundërshtare gjeneruese (GAN) vendosin dy rrjete nervore kundër njëri-tjetrit për të prodhuar të dhëna të reja, sintetike, të cilat janë një imitim aq i mirë, saqë mund të merren për të dhëna reale.

Shembuj të ngjashëm ka pasur deri tani, pasi dime se inteligjenca  artificiale mund të gjenerojnë artikuj bindës lajmesh, blogje ushqimore ose fytyra njerëzore.

Fotolajm/Sonda "Perseverance" e NASA-s prek Marsin

Postuar në 20 Shkurt, 2021 00:23

NASA zbret në Mars

Postuar në 18 Shkurt, 2021 23:52

Roveri “Preservance” (Këmbëngulje) është ulur me sukses në sipërfaqen e Marsit. Siç tregon videoja, në NASA, ky hap u prit me entuziazëm të jashtëzakonshëm. Roveri është ulur në një krater të thellë pranë ekuatorit të planetit, zonë që për astrofizikanët njihet me emrin Jezero.

Njeriu e ndryshoi qasjen ndaj vdekjes 20 000 vjet më parë

Postuar në 16 Shkurt, 2021 21:38

Në Lindjen e Mesme, njeriu prehistorik e ndryshoi raportin me vdekjen gati 20 000 vjet më parë. Të dhënat për këtë ndryshim në sjelljen e komuniteteve që jetonin me gjueti vijnë nga zbulimi i mbetjeve të një gruaje, e cila pas vdekjes është djegur në një kasolle.

Varrimet e njerëzve në shtëpi ose struktura të tjera, si dhe djegiet, mendohet se kanë origjinën në fshatrat bujqësorë të periudhës neolitike në dhe përreth Lindjes së Mesme, jo më herët se rreth 10 000 vjet më parë.

Shkencëtarët gjejnë prova të reja të lidhjes së SARS-CoV-2 me lakuriqët

Postuar në 11 Shkurt, 2021 22:24

Forma të ngjashme të SARS-CoV-2 mund të kenë qarkulluar te lakuriqët e Azisë prej shumë kohësh.

Shkencëtarët kanë zbuluar një virus që ngjan shumë me atë që shkakton Covid-19 në lakuriqët e natës në një zonë të Tajlandës lindore. Ata thonë se koronavirusët e ngjashëm mund të jenë të pranishëm te lakuriqët në shumë rajone aziatike.

Kjo zonë përfshin Japoninë, Kinën dhe Tajlandën, thuhet në studimin e botuar në “Nature Communications”.

Një tjetër efekt afatgjatë i Covid-19: redukton fertilitetin te meshkujt

Postuar në 04 Shkurt, 2021 15:22

Numri i madh i vdekjeve mund të mos jetë i vetmi efekt i Covid-19 në terma të reduktimit të popullatave. Shkencëtarët po ngrenë alarmin në lidhje mundësinë e dëmtimit të fertilitetit mashkullor nga koronavirusi.

Zbulohet fosili më i hershëm i një organizmi mbi Tokë

Postuar në 01 Shkurt, 2021 15:15

Është 635 milionë vjet e vjetër dhe i ngjan një kërpudhe. Fosili më i vjetër i një organizmi tokësor i përket kohës para shfaqjes së dinosaurve. Një studim i publikuar në revistën “Nature Communications” reflekton punën e bërë nga studiuesit e American Tech College of Science, e koordinuar nga Shuhai Xiao, së bashku me Akademinë Kineze të Shkencave, Universitetin Guizhou të Kinës dhe Universitetin Amerikan të Cincinnati-t.

Marsi ka kaluar 20 epoka akullnajash

Postuar në 01 Shkurt, 2021 10:54

Marsi ka kaluar rreth 20 epoka akullnajash. Një analizë e re e gjeologëve mbi planetin e kuq i ka dhënë fund debatit nëse akullnajat në Mars ishin rezultat i një epoke të gjatë akullnajore ose të shkaktuara nga epoka të veçanta të shtrira në periudha të ndryshme kohore.

E “shkruar” në kujtesën e oqeaneve/ Po jetojmë temperaturat më të larta prej 12 mijë vjetësh

Postuar në 28 Janar, 2021 20:02

Në 12 000 vitet e fundit, Toka nuk ka qenë kurrë aq e nxehtë sa tani. Gjatë kësaj kohe, temperaturat janë rritur pa luhatje, ndryshe nga hipotezat e deritanishme. Kjo është vërtetuar nga studimi i fosileve detare, i analizuar nga një ekip kërkimor ndërkombëtar i udhëhequr nga Universiteti Rutgers i ShBA.

Toka “furnizon” Hënën me ujë

Postuar në 28 Janar, 2021 13:29

Që para se misioni Apollo të zbriste në sipërfaqen e saj, Hëna mendohej si shkretëtirë në sipërfaqe, për shkak të temperaturave ekstreme dhe ashpërsisë së mjedisit hapësinor. Që nga ajo kohë, shumë studime kanë zbuluar ujë në sipërfaqen e Hënës, akull në krateret polare në hije, në shkëmbinjtë vullkanikë dhe depozita të papritura të hekurit të ndryshkur në tokën hënore. Pavarësisht nga këto gjetje, ende nuk ka një konfirmim të vërtetë për shtrirjen ose origjinën e ujërave sipërfaqësore hënore.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Shkenca