Gjenomet njerëzore sintetike, inteligjenca artificiale kapërcen problemin e privatësisë

Postuar në 23 Shkurt, 2021 13:29

Studiuesit i kanë mësuar inteligjencës artificiale të bëjë gjenome artificiale – duke kapërcyer kështu problemin e mbrojtjes së informacionit gjenetik të njerëzve, ndërsa grumbullojnë ADN të mjaftueshme për kërkime. Rrjetet kundërshtare gjeneruese (GAN) vendosin dy rrjete nervore kundër njëri-tjetrit për të prodhuar të dhëna të reja, sintetike, të cilat janë një imitim aq i mirë, saqë mund të merren për të dhëna reale.

Shembuj të ngjashëm ka pasur deri tani, pasi dime se inteligjenca  artificiale mund të gjenerojnë artikuj bindës lajmesh, blogje ushqimore ose fytyra njerëzore.

Studiuesit estonezë kanë krijuar një algoritëm që gjeneron në mënyrë të përsëritur kodin gjenetik të njerëzve që nuk ekzistojnë. Gjenomet artificiale janë një kopje bindëse e një personi - një njeri, i cili mund të ekzistojë, por nuk është real.

"Një kufizim i njohur në terren (i studimeve gjenetike) është qasja e zvogëluar në shumë baza të të dhënave gjenetike për shkak të shqetësimeve në lidhje me shkeljen e privatësisë individuale", shkruan ekipi në studimin e botuar në “PLOS Genetics”.

Ekipi raporton se këto "gjenoma artificiale" imitojnë gjenome reale aq shumë sa që nuk dallohen. Por meqenëse nuk janë reale, studiuesit mund të nxjerrin të dhënat pa u shqetësuar për problemet e privatësisë. Ata mund të eksperimentojnë me gjenome pa pasur nevojë që të kenë njerëz, të cilëve u duhet të heqin dorë nga privatësia e informacionit.

Mbrojtja e privatësisë së njerëzve që qëndrojnë pas informacionit gjenetik është sfiduese dhe shpesh kufizon mënyrën sesi studiuesit mund ta përdorin atë ADN dhe gatishmërinë e tyre për të ndarë grupe të të dhënave. Por me gjenomet artificiale, ky problem nuk është më.

Por edhe nëse gjenomet artificiale zgjidhin pengesën e privatësisë në kërkimet gjenetike, ato ngrenë disa shqetësime të reja.

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.