Merr fund dilema: Meshkujt janë biseksualë

Postuar në 22 Korrik, 2020 13:15

Një ekip studiuesish ka gjetur ato që ata i cilësojnë si dëshmi të biseksualitetit mashkullor. Në një studim, rezultatet e të cilit u publikuan në “Proceedings of the National Academy of Science”, ata përmblodhën të dhënat e mbledhura nga shumë studime të tjera të mëparshme mbi biseksualitetin mashkullor.

Për shumë vite ka pasur skepticizëm mes njerëzve të zakonshëm dhe studiuesve se biseksualiteti mashkullor është diçka që ekziston në të vërtetë - skeptikët pretendojnë se burrat janë ose hetero ose homoseksualë dhe nuk ka një zonë të ndërmjetme mes këtyre. Disa madje kanë sugjeruar se burrat që pretendojnë se janë biseksualë, janë në të vërtetë burra gei që përpiqen të minimizojnë homoseksualitetin e tyre. Një skepticizëm i tillë është ushqyer përgjatë viteve nga pretendimet e shumë meshkujve që kanë këmbëngulur se janë biseksualë.

Është interesante, sesi shumë skeptikë të biseksualitetit mashkullor gjithashtu kanë sugjeruar se ekziston edhe biseksualiteti femëror - disa gra me të vërtetë mund të tërhiqen seksualisht nga individë brenda gjinisë së tyre. Nuk është e qartë pse ka pasur një skepticizëm të tillë në lidhje me biseksualitetin mashkullor ose pse biseksualiteti femëror pranohet më lehtë. Për të gjetur të vërtetën, shumë ekipe përgjatë viteve kanë kryer studime të shumta. Shumica e këtyre hulumtimeve u bazuan në një pajisje që vullnetarët duhej ta mbanin në organin e tyre seksual për të matur çdo reagim kur ata shikonin si meshkujt, ashtu edhe femrat, në situata erotike. Në këtë përpjekje të re, studiuesit i vunë vetes objektivin që t’i jepnin përgjigje kësaj pyetjeje një herë e përgjithmonë duke studiuar të gjitha eksperimentet e njohura të mëparshme që përfshijnë studimin e biseksualitetit mashkullor për të parë nëse rezultatet përputhen.

Ata zbuluan se hulumtimet e mëparshme kanë treguar se biseksualiteti mashkullor është diçka e vërtetë. Disa burra vërtet ngacmohen seksualisht nga njerëz të të dy gjinive. Duke identifikuar biseksualitetin, ata konfirmuan gjithashtu pretendimin se ekzistojnë shkallë të ndryshme të tij te burrat - disa anojnë më shumë drejt homoseksualizmit, disa më shumë drejt heteroseksualizmit, dhe disa duket se eksitohen njësoj nga individë të secilës gjini. Studiuesit theksojnë se provat janë mjaftueshëm të forta për t’i dhënë fund njëherë e mirë këtij debati. 

/Medicalxpress/TvT

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.