Fotografia e parë e një vrime të zezë
Është publikuar në këto çaste fotografia e parë reale e një virme të zezë që ndodhet në galaktikën M87, 500 triliardë km larg. Vetë vrima e zezë e fotografuar konsiderohet një përbindësh për nga përmasat: 40 miliardë km në diametër dhe me masë 6.5 miliardë herë më të madhe sesa ajo e Diellit tonë. Shkencëtarët mendojnë se kjo është një ndër vrimat e zeza me masën më të madhe që ekziston.
Fotografimi u propozua nga prof. Heino Falcke nga universiteti Radboud në Hollandë dhe ai u krye nga tetë teleskopë të lidhur me njëri-tjetrin.
“Aureola” e ndritshme që qarkon vrimën e zezë shpjegohet me gazrat e tejnxehura që bien në të. Drita në atë që quhet perimetrin e saj është më e ndritshme se drita e të gjithë yjeve të galaktikës të marrë së bashku. Kjo është edhe arsyeja pse ajo duket që nga Toka.
Imazhi përputhet me atë që fizikanët teorikë dhe në fakt edhe regjizorët e Hollivudit kanë imagjinuar për vrimat e zeza
është shprehur një prej pjesëtarëve të ekipit që mori pjesë në eksperiment.
Vrimat e zeza janë një ndër dukuritë më misterioze dhe interesante të universit. Ato përkufizohen si rajone të hapësirë-kohës që kanë forcë gravitacionale të jashtëzakonshme, aq sa thithin edhe dritën. Ato u teorizuan fillimisht nga Ainshtain në teorinë e përgjithshme të relativitetit që sugjeron se një trup me masë kompakte të mjaftueshme mund të shformojë hapësirë-kohën. Vrimat e zeza yjore dallojnë nga të ashtuquajturat vrima të zeza primordiale dhe ato krijohen si pasojë e rënies së një ylli shumë masiv në vetvete, pra kur energjia e tij konsumohet dhe reduktohet në masë shumë të dendur. Procesi i shkatërrimit të një ylli mund të çojë edhe në supernova që është një shpërhtim me përmasa të jashtëzakonshme.
Comments
Mania per ta lidhur cdo gje
Mania per ta lidhur cdo gje me Ajnshtajnin eshte tashme nje strategji e caktuar e ardhur nga jashte, e kopjuar tashme nga cilido gazetar me pak njohuri ne fushat e shkences. Perthithja e drites nga nje fushe e madhe gravitacionale eshte thene edhe nga Njutoni. Me vone, Kavendish dhe Soldner bwnw edhe llogaritjet per kete pune. Ne fillim te shek. XX keto u quajten "vrima te zeza", ndaj te cilave Ajnshtajni ishte fillimisht skeptik. Me pas ai i pranoi, sic pranoi edhe shume gjera te tjera. Vete perkulja e madhe e hapsires, sipas TPR te Ajshtajnit, coi ne teorite e nderlidhjeve krimbore te Hapsires (Universit), ne teorite e udhetimeve drejt se ardhmes dhe te shkuares, e gjithfare budadalleqesh te tjera. Öfare jane ne vetvete vrimat e zeza, -kjo nuk dihet akoma, pervec gjithfare hiopotezash.
Add new comment