Jeta erdhi nga jashtë Tokës? Zbulohen gjurmë sheqernash(karbohidrate të shpërbëshme) në dy meteorë

Postuar në 19 Nëntor, 2019 16:58

Një ekip ndërkombëtar kërkuesish ka verifikuar mbetje sheqernash në trupat metorikë. Sheqernat janë element themelorë për krijimin e jetës dhe gjetja në fjalë i jep zë idesë se bombardimi i dikurshëm i Tokës nga meteorët ka përcaktuar lindjen e jetës në të.

Ekipi zbuloi ribozë, arabinozë dhe ksilozë në dy meteorite të ndryshëm. Riboza konsiderohet esenciale për ARN-në që në jetën e sotme shërben si molekulë mesazhere teksa kopjon udhëzimet genetike nga molekula e ADN-së dhe i dërgon ato në njësitë e përpunimit molekular brenda qelizës që quhen ribosome, të cilat lexojnë ARN-në për të ndërtuar mandej proteinat të caktuara që duhen për procesin jetësor. Zbulimi i shtohet gjetjeve të mëparëshme në meteorite që rivlerësohen kështu në raport me dukurinë e jetës bilogjike në Tokë, konsdieruar unike deri më sot.

Të tjerë komponentë të jetës që janë zbuluar në meteor më parë përfshijnë aminoacidet dhe nukleobazat e ADN-së dhe ARN-së, por sheqernat ishin një zopëz e munguar mes këtyre komponentëve

ka deklaruar Yoshihiro Furukava nga universiteti Tohoku në Japoni.

Kërkimi konfirmon ekzistencën në hapësirë të ribozës dhe importimin e sheqerit në Tokë që ka kontribuuara në formimin e ARN-së në Tokën prebiotike. Zbulimi në fjalë i jep një tjetër mbështetje mendimit se me gjasë iste ARN-ja dhe jo ADN-ja që koordinoi makinën e jetës, meqenëse në dallim nga kjo e dyta, ARN-ja ka aftësinë që të kopjojë veten pa ndihmën e molekulave të tjera. w

 

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Bibla moderne!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.