meteoret
Jeta erdhi nga jashtë Tokës? Zbulohen gjurmë sheqernash(karbohidrate të shpërbëshme) në dy meteorë
Një ekip ndërkombëtar kërkuesish ka verifikuar mbetje sheqernash në trupat metorikë. Sheqernat janë element themelorë për krijimin e jetës dhe gjetja në fjalë i jep zë idesë se bombardimi i dikurshëm i Tokës nga meteorët ka përcaktuar lindjen e jetës në të.
Lëndë organike në dy meteorë të rënë në Tokë në vitin 1998
Një tjetër provë për jetën organike jashtë planetit tonë, vjen nga dy meteoritë të rënë në Tokë më shumë se 20 vjet më pare, të quajtur Zag dhe Monahans.
I pari në vitin 1998 në Teksas dhe tjetri pak më vonë në Marok. Analizat e kryera mbi këto dy objekte të hapësirës sjellin në dritë prova dhe fakte të jetës organike dhe ujit jashtë planetit. Një studim i publikuar më 10 janar të këtij viti në revistën “Science Advances” tregojnë për ekzistencën e përbëresve kimikë kompleksë si hidrokarbonate dhe aminoacide.
Rusia planifikon mbrojtjen nga goditja e trupave qiellorë përmes raketave balistike ndërkontinentale
Rusia po mendon të mbrohet nga goditjet e meteorëve, apo trupave qiellorë që i drejtohen Tokës, duke përdorur raketat balisitike ndërkontinentale. Lajmi vjen nga agjencia shtetërore TASS, e cila citon drejtuesin e kërkimeve shkencopre në këtë fushë në Byronë e Projektimit Raketor Makeyev, Sabit Saitgarayev. Objekt i goditjes do të jenë meteorët me përmasa 20-50 m dhe si testim do të përdoret asteroidi 99942 Apophis, qëe sipas Saitgarayev do të kalojë në një distancë të rrezikshme me Tokën në vitin 2036.