Shkencëtarët izraelitë pretendojnë zbulimin e një kure efektive ndaj kancerit në pankreas
Shkencëtarët e universitetit të Tel Avivit në Izrael pretendojnë se kanë zbuluar një kurë efektive për kancerin e pankreasit. Sipas tyre injektimi i një molecule të quajtur PJ34 sjell asgjësimin e 90% të qelizave kanceroze dy javë më pas. Injektimi intravenoz provokon vetëshkatërrim të qelizave gjatë procesit të ndarjes së tyre.
Kërkimi u realizua me teknikën e ksenogratisë që është transplantimi i kancerit pankreatik në minj me sistem imunitar të dëmtuar. Një muaj pas injektimi me molekulën në fjalë u verifikua reduktim 90% në masën tumoriale.
Add new comment