Blloku Politikë

Dy arrestime që vënë në pikëyetje vendimmarrjen e Autoritetit të Mediave Audiovizive

Postuar në 14 Qershor, 2019 15:26

Mediat raportojnë sot se në kuadër të operacionit policor të zhvilluar kundër pjesëtarëve të një fisi në Elbasan, janë arrestuar edhe dy gazetarë. Sipas raportimeve të deritanishme Suela Musta, anëtare e Autoritetit të Mediave Audiovizive dhe Zylyftar Bregu, pedagog i gazetarisë, ish-anëtar I AMA-s, akuzohen se kanë favorizuar dhënien e liçencës për televizion kabllor në Elbasan për personat e fisit në fjalë.

Paralajmëron shpërndarjen e Parlamentit

Postuar në 14 Qershor, 2019 14:42

Presidenti i Republikës duket se po paralajmëron shpërndarjen e Parlamentit teksa me një letër zyrtare i kërkon Komisionit Qendror të Zgjedhjeve numrin zyrtar aktual të mandateve parlamentare. Meta i kujton KQZ-së se ka shpallur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2017 me vendim të posaçëm ndërkohë që situata e prodhuar nga procesi elektoral në fjalë ka ndryshuar me bojktoin dhe dorëzimin e mandateve nga përfaqësues të opozitës.

Presidenti: Ky parlament nuk është legjitim

Postuar në 14 Qershor, 2019 12:08

Presidenti i vendit Ilir Meta ka komentuar edhe sot zhvillimet politike duke shfaqur ndoshta të parin qëndrim që ngre pikëpyetje mbi legjitimitetin e Parlamentit. 

Presidenti është zgjedhur nga parlamenti jo nga ky, nga një parlament plotësisht legjitim, por Presidenti i takon Republikës dhe Republika i takon vetëm shqiptarëve, besoj se jam shumë i qartë

tha ai gjatë një komunikimi me gazetarët. 

Teoria e relativitetit demokratik(Video)

Postuar në 13 Qershor, 2019 17:37

Teksa parlamenti miratoi me 100 vota pro dhe 7 kundër rezolutën për shkeljet e Presidentit, kryeministri  parashtroi para deputetëve teorinë e tij unikale pse zgjedhjet pa opozitën janë demokratike.

Zoti Rama e quan veten viktimë dhe pushtetin e tij pasojë. Por sipas tij ky fatalitet që buron nga aktet e kundërshtarëve fatmirësisht është në të mirën e kombit. Në të mirën e Kombit sepse sipas zotit Rama fati i Shqipërisë mbetet në duart e një kryeministri dhe mazhorance të provuara për mirëqeverisjen e gabimeve pa dashje.

Legjitimiteti i dyshimtë i një date, delegjitimim i zgjedhjeve

Postuar në 13 Qershor, 2019 14:34

Zgjedhjet e 30 qershorit duket se do të jenë asgjë më shumë se fasada e një vullneti të njëanshëm politik. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është ndarë në qëndrimet e veta për sa i përket dekretit të fundit të Presidentit të Republikës që shfuqizon datrën e zgjedhjeve të caktuara me një dekret të mëparshëm. Kryetari i Komisionit, Klement Zguri ka deklaruar se institucioni duhet të ndalë punën e nisur për zgjdhjet sepse dekreti i kreut të shtetit është botuar në Fletoren Zyyrtare:

Terapia e njohur për socialistët "fajin e ka Saliu" adoptohet si politikë zyrtare

Postuar në 13 Qershor, 2019 12:30

Kryeministri ka folur sot në Parlament për krizën duke përsëritur ato që ka thënë thuajse çdo ditë.

Kryeministri shqiptar po humbet mbështetjen në Berlin dhe në Bruksel

Postuar në 13 Qershor, 2019 12:04

Zhvillimet politike në Shqipëri i ka komentuar në një intervistë pr Deutusche Welle, korrespondentini gazetës Frankfurter Allgemeine Zeitung, Matthias Rüb. 

Në komentet e veta për situatën, gazetari në fjalë thotë se dekreti shfuqizues i datës së zgjedhjeve është kushtetues, se zgjedhjet pa opozitën në këtë moment nuk do të ishin të pranueshme dhe se për qeverinë shqiptare tashmë ka edhe një problem tjetër:

Pse socialistët kujtohen tani për gruan e Presidentit? (Video)

Postuar në 13 Qershor, 2019 11:44

Me shfuqizimin e datës së zgjedhjeve nga Presidenti, socialistët kanë hapur edhe një tjetër debat, atë mbi moralin e zotit Meta, duke qenë se gruaja e tij është bashkëkryetare e opozitës dhe kësisoj kreu i shtetit sipas shumicës po bëhet palë me kundëërshtatët e mazhorancës.

Rudina Hajdari që përfaqëson opozitën e re në parlament me mbështetje të hapur nga ambasada amerikane u ndal te ky moment që socialistët e përkufizojnë si konflikt interesi.

Zgjedhjet e 30 qershorit si ato në Veriun e Kosovës: Kandidon vetëm një parti, Lista Serbe dhe merr 96% të votave

Postuar në 12 Qershor, 2019 23:13

 Veton Suroi ka shkruar sot një opinion për krizën politike në Shqipëri. Është një gjë e mirë që opinionistë nga Kosova shprehen për zhvillimet në Shqipëri, sikundër e anasjellta. Përvoja e këtyre viteve ka dëshmuar se shkëmbimet e opinioneve ushtrojnë një presion pozitiv sepse qasja nga jashtë ka të mirën se ruan një distancë emocionale.

Surroi e krahason procesin zgjedhor të 30 qershorit në Shqipëri me atë që ndodh në Veriun e Kosovës, gjë që duhet të jetë thjesht e papranueshme.

S’ka më dilema, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut mbeten për në vjeshtë

Postuar në 12 Qershor, 2019 17:17

Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk deklaroi se Bashkimi Evropian duhet të hapë negociatat për anëtarësimin e Maqedonisë Veriore dhe Shqipërisë, por ky vendim nuk do të merret brenda ditëve të ardhshme, pasi disa shtete anëtare e pengojnë këtë.

"Unë personalisht besoj se vetëm një vendim mund të merret: për të filluar negociatat me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërisë, siç rekomandohet nga Komisioni Evropian”- tha Tusk, pas bisedës në Bruksel me Presidentin e Maqedonisë Veriore, Stevo Pentarofski.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Politikë