Paralajmëron shpërndarjen e Parlamentit
Presidenti i Republikës duket se po paralajmëron shpërndarjen e Parlamentit teksa me një letër zyrtare i kërkon Komisionit Qendror të Zgjedhjeve numrin zyrtar aktual të mandateve parlamentare. Meta i kujton KQZ-së se ka shpallur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2017 me vendim të posaçëm ndërkohë që situata e prodhuar nga procesi elektoral në fjalë ka ndryshuar me bojktoin dhe dorëzimin e mandateve nga përfaqësues të opozitës.
Kreu i shtetit kërkon trajtimin e kërkesës së tij me përgjegjësi të lartë shtetërore, ndërkohë që letra në fjalë nënkupton referencë kushtetuese ku thuhet se Kuvendi përbëhet nga 140 deputetë.
Comments
122 deputete
ka aktualisht parlamenti shqiptar dhe listat e PD kane shteruar duke ngelur 18 vende te PD-se bosh, pa mundesi plotesimi! Vendet e LSI-se jane mbushur me deputete nga listat e LSI-se! Keshtu i bie qe disa qarqe, diku 9 qarqe, te mos kene numrin e plote deputeteve qe u eshte caktuar nga kushtetuta dhe kodi zgjedhor!
Tani mbetet qe ose keto vende te plotesohen nga listat e PS-se ose nqs nuk mundet kjo ligjerisht, zgjedhjet e reja te parakohshme ti plotesojne keto vende bosh nga 9 qarqet e pa kompletuara me deputete! Sistemi proporcional nuk lejon zgjedhje te pjesshme prandaj ne 9 qarqe zgjedhjet duhet te mbahen edhe nje here!
Pervec situates qe ndoshta ambasadoret miq te PS-se, me ndonje dekret special te futen vete ne parlament dhe te plotesojne keta 18 vende bosh! Atehere mund te plotesohej numri 140 dhe rruga e Shqiperise drejt integrimeve europiane mund te vazhdonte pa probleme!
A na e bejne kete nder miqte tane?
Add new comment