Blloku Politikë
Viza sërish për shqiptarët. Nuk është punë krimi, thjesht në Europë nuk na duan
Deutsche Welle citon Komisarin e BE-së për Migrimin, Dimitris Avramopulos të jetë shprehur se Shqipëria rrezikon rikthimin e vizave me Bashkimin Europian.
Italia nuk është Ajo që rrëfen z. Bollino
Carlo Bollino sjell në një shkrim të sotshëm shembullin e Italisë për funksionimin e demokracisë në standardet europiane. Në Bari është hapur një hetim për shitblerjen e votave në zgjedhjet vendore të 27 majit. Sipas Bollinos në këtë rast çdo gjë po tregon funksionimin e demokracisë pasi ndër të tjera sipas tij:
1) Asnjë media dhe asnjë politikan nuk ka guxuar të vejë në diskutim legjitimitetin e kryetarit të Bashkisë dhe këshilltarëve të zgjedhur më 27 maj, pavarësisht nga dyshimet e ngritura nga hetimet e prokurorisë
Zyrtare/Parlamenti ka 122 deputetë nga 140 që parashikon Kushtetuta
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka kthyer përgjigje Presidentit të Republikës për kërkesën e tij për numrin e deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë. Sipas shkresës zyrtare, Kuvendi i Shqipërisë ka 122 deputetë. Kjo është zyrtare si shifër dhe është komunikuar për institucionin e Presidentit ndaj të cilit ku Parlament ka miratuar një rezolutë dhe ka nisur procedurat e shkarkimit.
Balla në krye të firmëtarëve për shkarkimin e Metes (dokumenti)
Socialistët e Edi Ramës kanë zyrtarizuar nismën për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta duke depozituar në kuvend 55 firma që kërkojnë nisjen e procedurës.
“Nisur nga akti dhe pasoja që ka sjellë, duke shkelur kushtetutën dhe duke u sjell arbitrarisht dhe duke shtyre zgjedhjet, duke cënuar parimin e periodicitetit e mandatit, duke nxjerrë akte në kundërshtim me ligjet, duke cënuar parimin e qytetarëve si sovran, vlerësojmë se këto përbëjnë shkelje shumë të rëndë të kushtetues dhe kërkojmë nisjen e procedurave për shkarkimin e presidentit të republikës”
Në sulm frontal ndaj Ilir Metës, Xhafaj e Majko refuzojnë shkarkimin
Edi Rama po përshkallëzon sulmin ndaj Presidentit Ilir Meta duke e akuzuar si ideatorin e gjithë lëvizjes së opozitës për të djegur mandatet dhe bojkotuar zgjedhjet. Ndaj presidentit, Rama artikuloi edhe një akuzë të rëndë, duke e quajtur antieuropian, teksa deklaroi nga Pusteci se kishte sqaruar gjithçka me Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.
Shqipëria duhet ta lërë të qetë Maqedoninë e Veriut në rrugën e hapjes së negociatave
Para dy ditësh kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama replikoi me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Pendarovski, duke e cilësuar kërkesën e tij që Maqedonia të ndahet nga Shqipëria kur vjen puna te negociatat me BE-në si jo praktike. Z. Rama i kujtonte Pendarovksit rolin e partive shqiptare, një mesazh ky që do të thotë se miqtë nuk duhen lënë në baltë.
Metabolikët e çdo pushteti
Kur diskutohej zgjedhja e Presidentit të ri në vitin 2012, Ilir Meta, asokohe kryetar i LSI-së dhe një njeri në koalicion me PD-në, deklaronte ndër të tjera se ka patur shumë njerëz që e kishin refuzuar kandidimin për president. Zoti Meta nuk dha emra, por zbuloi një fakt politik që kalon pa u vënë re: Refuzimin.
Mbetemi të fundit edhe në Ballkanin Perëndimor
Një deklaratë e presidentit maqedonas Pendarovski që ka kërkuar që procesi i vlerësimit të Maqedonisë së Veriut për integrimin në Europë të ndahet nga Shqipëria ka prishur humorin në Tiranë. Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka reaguar sot duke e cilësuar qëndrimin e Shkupit zyrtar si të pavend dhe jo praktik.
Morali i padurueshëm e Rilindjes
Sot është qarkulluar në media një status në Facebook i anëtarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Bledar Skënderi. Ky i fundit ngre shqetësimin se qëkurse katër anëtarë të komisionit vendosën të mos njohin dekretin e Presidentit për shfuqizimin e dekretit për caktimin e datës së zgjedhjeve, ka nisur një sulm i paprecedent.
Ligji është Bibla ime, e unë ushtar i Atdheut!
Vendimet e mia dhe të kolegëve janë në çdo rast të ankimueshme
shkruan Skënderi.
Si e lexojnë krizën shqiptare Të Gjelbrit gjermanë
Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Gjerman, Manuel Sarrazin në një intervistë për DW ka dhënë opinionin e tij mbi krizën politike në Shqipëri duke bërë një analizë tjetër nga ajo e grupit CDU/CSU.
Sipas tij rrethanat e përgjimeve të publikuara nga Bild nuk mund të jenë të njëkuptimta dhe po ashtu duhen provuar dhe zbardhur, por sipas tij gjithçka po ndodh është në kuadër të një lufte për pushtet.