Blloku Politikë

Pa lejen e Perëndimit, protestat quhen filoruse. Me lejen e Perëndimit, quhen Pranverë

Postuar në 29 Qershor, 2019 17:14

Jaunsh Bugajski shkruan sot një opinion që publikohet në gazeta “Dita”  me titiull: Vera e protestave, por që gazeta e ka thjeshtuar në mënyrë abuzive me titullin profetik: Ç’pritet të ndodhë në Shqipëri dhe jo vetëm? Në fakt Bugajski nuk shpjegon gjëkundi se çfarë pritet të ndodhë. Ai thjesht bën një kronologji të atyre që kanë ndodhur, duke i kujtuar lexuesit shqiptar se protestat e Tiranës nuk janë të vetmet.

Akuza e DW: Rama ka koncept të gabuar për demokracinë

Postuar në 29 Qershor, 2019 13:55

"Kryeministri shqiptar Edi Rama ka një koncept të çuditshëm për demokracinë dhe të drejtat e njeriut",  është shprehur drejtori i  degës gjermane të organizatës "Reporterët pa Kufij", Christian Mihr", sipas një artikulli të publikuar në faqen e internetit të kësaj organizate. "Është detyrë e medias, mes tjerash, që t'u kërkojë llogari pushtetarëve. Kjo është pikërisht ajo që ka bërë gazeta BILD dhe ajo i ka mbështetur  hulumtimet e saj në burime.

Basha: Bojkotoni! Asnjë akt dhune të djelën. Dhuna, i vetmi oksigjen për Kryeministrin

Postuar në 28 Qershor, 2019 22:49

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka dalë sot në mbrëmje në një konferencë për shtyp përmes së cilës ka deklaruar se largimi i Edi Ramës është domosdoshmëri shoqërore dhe jo vetëm objektiv politik i një partie.

Ambasada britanike dhe gjermane kërkojnë zyrtarisht hetimin e përgjimeve

Postuar në 28 Qershor, 2019 16:24

Ambasada britanike dhe ambasada gjermane duket se kanë qëndrim ndryshe nga selia diplomatike  Bashkimit Europian për situatën e kirjuar. Krahas thirrjeve për qetësi dhe dialog, ato kërkojnë që të nisë hetimi për manipulimin e zgjedhjeve dhe blerjen e votës. Në një deklaratë të publikuar në faqen e saj në Facebook, ambasada britanike apelon të gjitha palëve për dialog dhe heqjen dorë nga retorika provokuese. Por në mbyllje të saj, ambasada kërkon që të gjitha palët politike

Zgjedhjet e lira, obligim i veçantë i partive opozitare!!!

Postuar në 28 Qershor, 2019 16:06

Deklaron sot ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Susanne Schutz:

Misioni i BE-së ja kalon edhe qeverisë: Përgjegjësi për zgjedhjet edhe nga ata që bojkotojnë

Postuar në 28 Qershor, 2019 12:30

Misioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka komunikuar sot një qëndrim për zgjedhjet lokale duke u pozicionuar hapur në favor të shumicës në pushtet. 

Qytetarët shqiptarë duhet të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar në mënyrë të rregullt dhe paqësore.

Duke pasur parasysh votimet që do të zhvillohen më 30 qershor 2019, është e domosdoshme që qytetarët që ushtrojnë të drejtat e tyre ta bëjnë këtë në një mënyrë të rregullt.

Mesazh alla Artur Zheji kryeministrit. Presidenti shkruan si Ilir Meta

Postuar në 27 Qershor, 2019 22:58

Në faqen e vet në Facebook, presidenti i Republikës, Ilir Meta publikon një mesazh për kryeministrin Edi Rama, të cilit i drejtohet në terma familjarë dhe privatë. Letra nuk fsheh dozat e ironisë, stilistikisht të ngjashme me ato që përdor gazetari Artur Zheji, një njeri i afërt dikur me Edi Ramën, dhe për pasojë ajo të ngjet me një mesazh që Ilir Meta ia nis Edi Ramës dhe jo Presidenti - Kryeministrit. Është një komunikim i padobishëm për askënd, veçse për egon e njërit dhe të tjetrit që nuk thotë asgjë për situatën ku ndodhet vendi. Më poshtë mesazhi:

Kolegji Zgjedhor me tre qëndrime për dekretin presidencial të anullimit të datës së zgjedhjeve lokale(dokumenti)

Postuar në 27 Qershor, 2019 20:28

Vendimi i fundit i Kolegjit Zgjedhor për kërkesën e Partisë për Unitet Kombëra, për çregjistrim nga zgjedhjet, u interpretua si rrëzim de facto dhe de jure i dekretit të Presidentit të Republikës Ilir Meta për anullimin e datës së zgjedhjeve lokale. Në fakt në Kolegj ka patur tre qëndrime për dekretin në fjalë dhe vendimi është marrë i shoqëruar me dy mendime paralele. Ndonëse gjyqtarët kanë qenë dakord me vendimin, ata janë ndarë për pjesë arsyetuese, qartësisht për inetrepretimin e dekretit, të drejtën për ta shqyrtuar atë dhe pasojën që ka sjellë.

S'ka zgjedhje me Edi Ramën kryeministër? Parrullë që vlen vetëm për sezonin e verës

Postuar në 27 Qershor, 2019 16:35

Presienti i Republikës ka dekretuar datën 13 tetor si një datë alternative për zgjedhjet lokale. Më tej, Ilir Meta ka dhënë edhe një garanci: në këtë datë nuk do të ketë një bashki të vetme pa një kandidaturë konkuruese krahas asaj të PS-së.

Edi Reflekto! Ja motoja e Presidentit, ndërkohë që zëdhënësi i tij, Petrit Vasili ka deklaruar se LSI-ja këtë datë e pranon.

Historiani Schmidt: PD-ja nuk ka alternativë thelbësore ndaj qeverisë

Postuar në 27 Qershor, 2019 16:07

Historiani zviceran, Oliver Jens Schmitt, flet për strukturat autoritare në Shqipëri, mungesën e alternativave të besueshme partiake dhe dilemën e votuesit. Sipas historianit në fjalë problemi aktual politik në Shqipëri ka të bëjë edhe me dobësinë organike të opozitës. 

Profesor Schmitt, ju po e ndiqni debatin aktual në Shqipëri. Dhe pyetje e ditës është: Të votosh, apo të mos votosh. Çfarë do të bënit ju, po të ishit shqiptar?

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Politikë