Blloku Politikë
I pavlefshëm për një pakicë të heshtur prej 10 740 qytetarësh
Top-Channel publikon sot një shifër për votat e palvlefshme në Tiranë. Fjala është për zonën ku kandidonte ylli në ngjitje i Partisë Socialiste, Erion Veliaj. Nga rreth 171 mijë vota që u hodhën më 30 qershor, në 11 njësitë e Tiranës janë verifikuar 10 740 vota ta pavlefshme. Një shifër e cila nuk mund të konsiderohet për shkak të gabimeve, por si shprehje e vullnetit të zgjedhësve që janë detyruar të votojnë për një punë, apo për një problem tjetër të lidhur me pushtetin.
Dekretet e Metës, ODIHR rrëzon Kolegjin
Zgjedhjet dylekëshe të 30 Qershorit sado që mazhoranca është përpjekur t’i quajë Kushtetuese duke përdorur edhe Kolegjin Zgjedhor për t’i legjitimuar në kushtet kur Presidenti i shfuqizoi me dekret nuk qëndrojnë ngado që t’i kapësh. Politikisht të papranueshme, pasi i kanë dhënë mazhorancës pushtet absolut në qeverisjen vendore përfshi edhe këshillat bashkiakë, ndërsa juridikisht shumë të diskutueshme. KQZ u përdor si kamikaze e shumicës duke mos zbatuar dekretin e Presidentit, për të cilin ODIHR në raportin paraprak thotë se mund ta shyrtojë vetëm Gjykata Kushtetuese.
Raporti i ODIHR: Qytetarët nuk patën mundësi të zgjedhin
Kryesuesja e misionit vëzhgues të OSBE-ODIHR-it, Odry Glover prezantoi raportin e monitorimit për zgjedhjet vendore të një dite më parë. Sipas këtij raporti zgjedhjet lokale të 30 qershorit u mbajtën pa marrë parasysh interesat e elektoratit.
Zonja Glover tha se në një klimë polarizimi politik zgjedhësit nuk patën mundësi reale për të zgjedhur mes opsioneve të ndryshme. ODIHR veçon faktin që në 31 bashki kandidatët e mazhorancës garuan pa kundërshtarë.
Video/Presidenti i Republikës akuzon për manipulim elektoral
Presidenti Ilir Meta ka publikuar në faqen e vet në Facebook një video në të cilën duket votim i hapur dhe në grup. Nuk dihet ku është filmuar video, por Meta e shoqëron atë më një tekst që flet pë manipulim në votimet e 30 qershorit 2019:
Foto/Modeli elektoral "me ne fitojnë të gjithë"
Shumicë që polemizon për pjesëmarrjen
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shfaqur një paaftësi të çuditshme kur nuk ka arritur të nxjerrë dot me saktësi në kohë reale përqindjen e pjesëmarrësve në votime. Një orë përpara mbylljes së kutive, u njoftua për 19.4%, pak më vonë për 21.6%.
Xhelal Mziu: S’dal nga zyra (Video)
Bashkitë e djathta nuk do të njohin zgjedhjet që u mbajtën këtë të dielë. Në një intervistë për Al Jazzera kryebashkiakun e Kamzës, Xhelal Mziu la të kuptohet se do të qëndrojë në detyrë edhe nëse KQZ do t’i japë mandatin kryebashkiakut të ri.
....“E vetmja gjë që mund të më lëvizë nga zyra, është vota e njerëzve dhe jo vendimi i një partie politike. Ne nuk jemi në Korenë e Veriut dhe nuk jemi më në komunizëm. Unë nuk do të njoh këto zgjedhje”.
Kush mbetet garant i Kushtetutës?
Votimet e 30 qershorit kanë për të hyrë në historinë e pluralizmit shqiptar si shenja më e dukshme e rrokullisjes kushtetuese që ky shtet mund të ketë njohur ndonjëherë. Në veprim dhe burim legjitimiteti janë autoritete pa autoritet real që po ecin në kufijtë, në mos në shkele të të drejtave tëveta kushtetuese. Ka një dekret Presidenti që cakton datën e votimeve më 13 tetor.
Udhëheqësi voton me pantallona të shkurtra (Video)
Kryeministri Edi Rama votoi në Surrel në qendrën e votimit numër 16/26 në shoqërinë e bashkëshortes së tij. Ai u paraqit në qendrën e votimit me pantallona të shkurta dhe pasi hodhi votën dhe një prononcim, duke folur për një ditë historike për sovranitetin e popullit.
Bie kandidatura e Weber për kreun e Komisionit Europian
Udhëheqësit evropianë ranë dakord që kandidati i Partisë Popullore Evropiane, Manfred Weber të mos marrë kryesimin e Komisionit Evropian si pasues i Jean-Claude Juncker.
Gazeta gjermane Die Welt thotë se pas bisedimeve në samitit e G20 që po mbahet në Osaka të Japonisë, kancelarja gjermane Angela Merkel pranoi të tërheqë kandidatin e PPE, pas kundërshtive të forta të presidentit francez, Emanuel Makron.