Bie kandidatura e Weber për kreun e Komisionit Europian
Udhëheqësit evropianë ranë dakord që kandidati i Partisë Popullore Evropiane, Manfred Weber të mos marrë kryesimin e Komisionit Evropian si pasues i Jean-Claude Juncker.
Gazeta gjermane Die Welt thotë se pas bisedimeve në samitit e G20 që po mbahet në Osaka të Japonisë, kancelarja gjermane Angela Merkel pranoi të tërheqë kandidatin e PPE, pas kundërshtive të forta të presidentit francez, Emanuel Makron.
Merkel ka theksuar se për të garantuar një funksionim normal të institucioneve evropiane është gati të braktisë kandidaturën e Weber. Kandidatë potencial për të marrë postin e Jean-Claude Juncker, janë social-demokrati Frans Timmermans, kryenegociatori europian i BREXI-it, Mishel Barnier, Drejtoresha e Bankës Botërore, Kristalina Georgieva dhe kryeministri i Kroacisë, Andrei Plenkovits.
Emërimet në pozicionet kyçe të BE-së janë planifikuar të dielën në një samit të jashtëzakonshëm në Bruksel. Kandidati që do të pasojë Jean-Claude Juncker në 1 nëntor duhet të sigurojë mbështetjen e 21 nga 28 liderët evropianë dhe të marrë të paktën 376 vota në Parlamentin Europian. Më favoriti sipas mediave gjermane është holandezi, Frans Timmermans.
Add new comment