Raporti i ODIHR: Qytetarët nuk patën mundësi të zgjedhin
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2019/07/Audrey-Glover-1_2019_07_01_16.jpg?itok=1Y_dTElY)
Kryesuesja e misionit vëzhgues të OSBE-ODIHR-it, Odry Glover prezantoi raportin e monitorimit për zgjedhjet vendore të një dite më parë. Sipas këtij raporti zgjedhjet lokale të 30 qershorit u mbajtën pa marrë parasysh interesat e elektoratit.
Zonja Glover tha se në një klimë polarizimi politik zgjedhësit nuk patën mundësi reale për të zgjedhur mes opsioneve të ndryshme. ODIHR veçon faktin që në 31 bashki kandidatët e mazhorancës garuan pa kundërshtarë.
Sipas saj, pati pretendime të besueshme nga qytetarët se ishin në presion nga të dyja palët, ndërsa shumë vendime u morën duke patur si objektiv garantimin ekëtyre zgjedhjeve. Ajo që ishte pozitive, deklaroi Glover ishte se votimi u krye i qetë. U nënvizua se KQZ nuk ishte gjithmonë transparente në publikimin e vendimeve të saj dhe se në shumë raste interpretoi ligjin në mënyrë kreative. Përfaqësimi politik i të gjithë organeve të administrimit zgjedhor ishte i pabalancuar nga KQZ, qëllimi i ligjit nuk u përmbush.
Add new comment