odihr
Raporti i ODIHR: Qytetarët nuk patën mundësi të zgjedhin
Kryesuesja e misionit vëzhgues të OSBE-ODIHR-it, Odry Glover prezantoi raportin e monitorimit për zgjedhjet vendore të një dite më parë. Sipas këtij raporti zgjedhjet lokale të 30 qershorit u mbajtën pa marrë parasysh interesat e elektoratit.
Zonja Glover tha se në një klimë polarizimi politik zgjedhësit nuk patën mundësi reale për të zgjedhur mes opsioneve të ndryshme. ODIHR veçon faktin që në 31 bashki kandidatët e mazhorancës garuan pa kundërshtarë.
Zgjedhje me njollë
Raporti paraprak, i publikuar së fundmi në faqen zyrtare të OSBE-së, vëren se në të paktën 5 për qind të vrojtimeve të saj, rreth 5 për qind e firmave të hedhura në listat me emrat e votuesve dukej se qenë hedhur nga e njëjta dorë.Prania e vëzhguesve partiakë, shpesh të paautorizuar në qendra votimi ka qe shumë e lartë dhe shumë pranë kutive të votimit, duke ekspozuar zgjedhjen e votuesve.
Propozimi: Fletë votimi në gjuhët e minoriteteve
Kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, ka folur sot pas një takimi që ka patur me kreun e misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve të vitit 2015 në Shqipëri, Audrey Glover. Dule ka kërkuar që komisionerët të mos jenë më partiakë, por njerëz profesionistë të fushave që zgjidhen në mënyrë të përhershme. Një kërkesë spcifike e Dules ka qenë përdorimi i gjuhëve kombëtare në fletët e votimit, në ato zona ku banojë minoritete.