Blloku Politikë

Dekreti i tretë: Zgjedhjet lokale më 13 tetor

Postuar në 27 Qershor, 2019 14:44

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka njoftuar sot se do të dekretojë 13 tetorin si datë për zgjedhjet lokale. Në një konferencë të posaçme për shtyp, kreu i shtetit ka sqaruar arsyet e tij për këtë vendim që vjen pas dy dekreteve: të parit që caktoi datën 30 qershor dhe të dytit që e anulloi atë.

Dekreti për datën e re të zgjedhjeve, që është data 13 tetor. Dy arsyet pse kam vendosur këtë datë, sepse është dita më e shpejtë për të organizuar zgjedhjet vendore gjithëpërfshirëse.

Presidenti nuk ka çfarë të bëjë...Banorët nuk kanë asnjë hall, llafosen për Kushtetutën

Postuar në 27 Qershor, 2019 13:35

Nuk ka kufij shtirja e Partisë Socialiste për të dëshmuar normalitetin në një vend që e ka humbur atë. Kryeministri Edi Rama e nis ditën me kafe me banorë të njësive administrative në Tiranë, metë cilët flet për çështje të politikës. Askush nuk e pyet kryeministrin për problemet e veta, për hajdutërinë e legalizuar të administratës, për çmimet, koston e jeteës. Jo, banorët e Tiranës janë të lumtur. Ata e pyesin kreun e qeverisë për hallet e Presidentit dhe të opozitës. Dhe si përgjigje marrin qetësinë e kryeministrit dhe mesazhet e tij për kundërshtarët.

Ka nisur shpërndarja e armëve. Krimi do provokojë më 30 qershor. Do të mbrohemi me çdo mjet

Postuar në 26 Qershor, 2019 22:36

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar sot pak pasi kryeministri Edi Rama refuzoi ftesën e presidentit Ilir Meta për takim, se në datë 30 qershor do të jetë krimi që do të derdhet rrugëve për të detyruar qytetarët të votojnë. Sipas Bashës dhe zyrtarëve të PD-së Rilindja po shpërndan armë për militantët e vet në funksion të provokimit të qytetarëve dhe krijimit të klimës së frikës.

Tërheqja e Këshillit ë Europës, provë se zgjedhjet e 30 qershorit janë antikushtetuese

Postuar në 26 Qershor, 2019 14:31

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka dalë sot në një konferencë për shtyp përmes së cilës ka deklaruar se opozita do të bllokojë procesin zgjedhor të 30 qershorit. Basha ka vlerësuar se tërheqja e delegacionit të Këshillit të Europës nga vëzhgimi i zgjedhjeve është distancim i qartë nga një proces antiligjor.

Prisni në radhë!

Postuar në 26 Qershor, 2019 13:48

Në 30 qershor nuk ka zgjedhje. Madje nuk ka zgjedhje me Edi Ramën kryeministër kurdoherë që të mbahen ato.

Në 30 qershor nuk ka zgjedhje të ligjshme. Këtë e thotë presidenti. Sipas tij Republika do rilindë nga Presidenca.

Një amerikan ka takuar Bashën. E ka bërë për një lek. E ka kërcënuar se po bëri dhunë do futet në listë të zezë apo të kuqe, varet nga ngjyra e lapsit që do jetë në sirtar.

Zgjedhjet nuk i luan as topi. Madje zgjedhjet e 30 qershorit tani nuk merret më vesh edhe se kush i vulos: KQZ-ja, PS-ja, BE-ja, OSBE-ja, apo SHBA-ja.

Gënjeshtra edhe pa kundërshtarë

Postuar në 26 Qershor, 2019 12:07

Pak ditë para se Partia Socialiste të shkojë në votime, kandidati i saj për Tiranën, Erion Veliaj ka përcjellë një mesazh përmes të cilit ndër të tjera ka thënë: 

Skandali i përgjimeve? Pastrohen letrat në Gjermani, shqiptarët s’janë problem. Do votojnë pro si përherë

Postuar në 25 Qershor, 2019 22:51

Kryeministri Edi Rama ka angazhuar një avokat në Gjermani kundër gazetës “Bild” dhe gazetarit Peter Tiede. Rreth këtij akti ka patur akuza sipas të cilave avokati i pajtuar nga z. Rama është shumë i shtrenjtë. Në përgjigje të kësaj akuze kryeministri shprehet: 

Vota për një Shqipëri që e duan vetëm Disa

Postuar në 25 Qershor, 2019 17:01

Ka diçka të rrezikshme te motoja “Për Shqipërinë që Duam”. Cila është Shqipëria që Duam? Shqipëria e rilindësve, Shqipëria e afruar me Perëndimin, Shqipëria në Europë, apo Shqipëria ballkanike? Këtë moto e shpall një subjekt politik duke ushtruar ligjërimin e rremë se ajo që votohet nën këtë moto konfirmon në fakt edhe objektivin.

"Luftë nëse duhet. Gabimi i 1944-ës nuk duhet përsëritur kurrë më"

Postuar në 25 Qershor, 2019 13:06

Një formacion i quajtur Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë, krijuar për të organizuar paralizimin e zgjedhjeve më 30 qershor ka dalë sot me një mesazh të artikuluar nga Kryetari i Patisë Demokratike në Elbasan, Aurel Bylykbashi.

Shqipëria që Duam(N) më afër se kurrë

Postuar në 25 Qershor, 2019 11:40

Kur Kolegji Zgjedhor vendosi në vitin 2011 se vendimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet lokale në Tiranë ishin korrekte, Partia Socialiste asokohe në opozitë dilte në protestë me thirrjet kundër Sashenkës dhe Tomës, dy ndër gjykatësve. 

Sot kemi një situatë të ngjashme. Kolegji Zgjedhor me gjykatës që kanë probleme ka dhënë një vendim që i shkon për shtat socialistëve në pushtet. Do të ishte çudi e kundërta dhe sikur të kishte ngjarë me siguri që do dëgjonim kryeministrin të deklaronte se është më i vendosur se kurrë për reformën në drejtësi. 

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Politikë