Skandali i përgjimeve? Pastrohen letrat në Gjermani, shqiptarët s’janë problem. Do votojnë pro si përherë

Postuar në 25 Qershor, 2019 22:51

Kryeministri Edi Rama ka angazhuar një avokat në Gjermani kundër gazetës “Bild” dhe gazetarit Peter Tiede. Rreth këtij akti ka patur akuza sipas të cilave avokati i pajtuar nga z. Rama është shumë i shtrenjtë. Në përgjigje të kësaj akuze kryeministri shprehet: 

Artist, ti nuk zhgënjen kurrë, je njish! Je i pandehur për qindra mijëra euro ruse a dreqi e di ç’janë, të cilat po dreqi e di sa versione do sajosh deri në gjyq për t’i justifikuar dhe del e bilbilon për krimin që do paguaka avokatin gjerman për të luftuar lirinë e medias në Gjermani. Se kuptove kurrë o njish që është shah politika, jo kukamçefthi, as topa luftash, po mos u mërzit! Gjyqi do bëhet në Gjermani, faturat do publikohen në Shqipëri dhe e vërteta për tërë atë çorbë të prishur që gatuat, për ta helmuar këtë vend e miqtë e tij, do dalë e plotë. Gjermanisht

Mesazhi i drejtohet Lulzim Bashës që ka akuzuar ndërkohë që padia ka efekt edhe për të parandaluar përgjimet e radhës që janë paralajmëruar nga gazeta gjermane. 

Përballja gjyqësore është gjëja e fundit që do t’i duhej qeverisë shqiptare qoftë edhe për shkak se zbardhja e së vërtetës së përgjimeve është më së pari çështje politike. Zoti Rama shpreson se me gjyqin në njërën anë dhe votimet në tjetrën të mbyllë kapitullin e skandalit në fjalë. Por harron se teksa replikon me Bashën e ka shumë të vështirë të bindë një pjesë të madhe njerëzish se në Durrës dhe në Dibër nuk janë vjedhur dhe blerë zgjedhjet. Që Vangjush Dako dhe Damian Gjiknuri nuk janë ata që janë. Asnjë dorëheqje, asnjë reflektim politik. Thjesht kundërveprim dhe injorim i mbarë opinionit publik

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.