Prisni në radhë!
Në 30 qershor nuk ka zgjedhje. Madje nuk ka zgjedhje me Edi Ramën kryeministër kurdoherë që të mbahen ato.
Në 30 qershor nuk ka zgjedhje të ligjshme. Këtë e thotë presidenti. Sipas tij Republika do rilindë nga Presidenca.
Një amerikan ka takuar Bashën. E ka bërë për një lek. E ka kërcënuar se po bëri dhunë do futet në listë të zezë apo të kuqe, varet nga ngjyra e lapsit që do jetë në sirtar.
Zgjedhjet nuk i luan as topi. Madje zgjedhjet e 30 qershorit tani nuk merret më vesh edhe se kush i vulos: KQZ-ja, PS-ja, BE-ja, OSBE-ja, apo SHBA-ja.
Që disa kuti votimi do të jenë në punë më 30 qershor kjo është e sigurtë. Dhe që disa demokratë do bëjnë si të mërzitur, edhe kjo duket qartë.
Po kaq qartë duket edhe fakti se 61 bashkitë e Shqipërisë do kalojnë në duart e Edi Ramës me lejen e të huajve. Që po përpiqen kaq shumë për vendin tonë.
Revolucioni? Lufta? Demokracia? Kushtetuta? Janë çështje për të tjerë burra këto. Kujt ia merrte mendje se pluralizmi dhe demokracia donin bythë?!
Në fund Shqipëria është po ajo: socialistët dhe të tjerët. Pra hajdutët, pasanikët e parasë publike dhe të tjerët, të cilët edhe kur janë të gatshëm të bëjnë ndonjë gjë, kanë në krye ca anemikë të pabythë që me një bilbil nga rikat, koskat apo sorekat mbushin brekët dhe ndërrojnë muhabet.
Add new comment