S'ka zgjedhje me Edi Ramën kryeministër? Parrullë që vlen vetëm për sezonin e verës
Presienti i Republikës ka dekretuar datën 13 tetor si një datë alternative për zgjedhjet lokale. Më tej, Ilir Meta ka dhënë edhe një garanci: në këtë datë nuk do të ketë një bashki të vetme pa një kandidaturë konkuruese krahas asaj të PS-së.
Edi Reflekto! Ja motoja e Presidentit, ndërkohë që zëdhënësi i tij, Petrit Vasili ka deklaruar se LSI-ja këtë datë e pranon.
Po Partia Demokratike? Nuk dihet ende se çfarë do të bëjë, por e sigurtë është se dekreti i z. Meta skualifikon objektivin e largimit të Edi Ramës si kusht për zgjedhjet. Presidenti ka krijuar mundësinë për negociata, për Pazar dhe marrëveshje në mënyrë që opozita të dalë nga një situatë të cilën mesa duket nuk ishte e zonja ta menaxhonte dot deri në fund.
Ky është dështim nëse do të pranohet. Dhe është një dështim që bie në sy, ka kosto. Zoti Basha po rezulton një politikan pa bilanc pozitiv, pa arritje dhe që zhbën objektivat e vet maksimalistë.
Sigurisht që kompromisi është në përmbajtje të politikës, por është shumë e vështirë të imagjinohet një takim I radhës, një shtrëngim duarsh, apo një pakt me këtë situatë parlamentare.
Add new comment