Balla në krye të firmëtarëve për shkarkimin e Metes (dokumenti)

Postuar në 17 Qershor, 2019 10:54

Socialistët e Edi Ramës kanë zyrtarizuar nismën për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta duke depozituar në kuvend 55 firma që kërkojnë nisjen e procedurës.

“Nisur nga akti dhe pasoja që ka sjellë, duke shkelur kushtetutën dhe duke u sjell arbitrarisht dhe duke shtyre zgjedhjet, duke cënuar parimin e periodicitetit e mandatit, duke nxjerrë akte në kundërshtim me ligjet, duke cënuar parimin e qytetarëve si sovran, vlerësojmë se këto përbëjnë shkelje shumë të rëndë të kushtetues dhe kërkojmë nisjen e procedurave për shkarkimin e presidentit të republikës”

Procedura gjithsesi kërkon kohë dhe gjithsesi nuk mund të finalizohet pa Gjykatën Kushtetuese. Ndërkohë  nuk përjashtohet që Presidenti të urdhërojë shpërndarjen e parlamentit në ditët në vijim pas kërkesës që i bëri KQZ-së për t’u njohur me numrin e mandateve.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.