Presidenti: Ky parlament nuk është legjitim

Presidenti i vendit Ilir Meta ka komentuar edhe sot zhvillimet politike duke shfaqur ndoshta të parin qëndrim që ngre pikëpyetje mbi legjitimitetin e Parlamentit.
Presidenti është zgjedhur nga parlamenti jo nga ky, nga një parlament plotësisht legjitim, por Presidenti i takon Republikës dhe Republika i takon vetëm shqiptarëve, besoj se jam shumë i qartë
tha ai gjatë një komunikimi me gazetarët.
Presidenti ka bërë të qartë edhe mendimin e tij sipas të cilit dekreti i shfuqizimit të datës së zgjedhjeve nuk mund të shqyrtohet nga gjykatë tjetër veç asaj Kushtetuese.
Add new comment