Blloku Politikë

Ç'vlerë ka vota nëse këta po bëhen gati të bashkëqeverisin?

Postuar në 15 Prill, 2021 18:06

Ka një tezë së fundmi që po riciklohet me forcë në mediat pranë qeverisë: teza e bashkëqeverisjes PS-PD. E deklaroi kryeministri Edi Rama, e përsëriti presidenti i Republikës, Ilir Meta që madje kërcënoi nga Vlora se do ta prishte këtë Pazar edhe me forcë.

PD-ja nga ana e vet nuk po bën asgjë serioze për ta mohuar këtë tezë duke lënë të kuptohet se rezultati elektoral mund të prodhojë çdo skenar.

Ndryshimi/ Shlyeni borxhet për vete dhe familjarët nëse doni të lini shtetësinë shqiptare

Postuar në 14 Prill, 2021 18:27

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka gjetur kohën të amendojë një udhëzim që rregullon dokumentacionin e nevojshëm për heqjen dorë nga shtetësia shqiptare.

1(1) prilli/Hyra në politikë me besimin e fortë se Shqipëria bëhet

Postuar në 11 Prill, 2021 13:51

Të merresh me politikë nuk do të thotë të bëhesh politikan. Unë nuk jam futur në këtë rrugë për t’u bërë politikan, por unë isha në emigracion dhe më shtyu në këtë rrugë besimi shumë i fortë se ky vend bëhet

Këtë ka deklaruar sot kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me të rinjtë në Laprakë.  Është një ndër ato gënjeshtrat dylekëshe që nuk merret vesh as përse thuhen.

Premtim i ri: Anglishtja që në klasën e parë

Postuar në 08 Prill, 2021 12:31

Më 6 janar të vitit 2019, kryeministri Edi Rama deklaronte në një intervistë me Ermal Mamaqin si më poshtë:

Disa komente mbi qëndrimin e kryegjykatësit të Shqipërisë, z.Ilir Meta.

Postuar në 07 Prill, 2021 12:33

Dje u publika në media një letër e Presidentit të Republikës drejtuar në mënyrë individuale të gjithë anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Qëllimi i letrës ishte kritika që i bëhej vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese në vendimin e saj nr.9, datë 1.3.2021, në të cilin Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e paraqitur nga Kontrolli i Lartë i Shtetit kundër disa pikave të nenit 50 të Ligjit nr. 68/2017 “Për financat e vetëqeverisjes vendore”.

Oshënar, i vlefshëm për non grata nga SHBA, apo një nga ata "drejtorët që të nxjerrin bojën"?

Postuar në 05 Prill, 2021 01:18

Mbrëmja e djeshme informative u dominua nga lajmi se gjyqi i Arbitrazhit kundër Shqipërisë në favor të Francesco Becchettit kishte si një ndër protagonistët e vet, edhe sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçi. Një person që është përfolur aq shumë saqë edhe sikur çdo gjë të jetë shpifje, ka fituar një peshë që nuk përkon me peshën e detyrës së vet funksionale. Sepse vetëm për të të kredituar pushtet nuk punon njeri. Kjo dihet.  

Tirana politike legalizon çdo gjë, vetëm mundësinë për zgjedhje Jo

Postuar në 03 Prill, 2021 18:04

Është e çuditshme, ndonëse jo e pashpjegueshme, një lloj sulmi përçmues, paternalist, këshillues dhe i vazhdueshëm që i bëhet në Tiranë, Vetëvendosjes së Albin Kurtit. Ideja e shfaqjes së saj në Tiranë po trajtohet në klimën e asaj novelës së Kadaresë, “Prilli i thyer”, ekranizuar nën titullin domethënës: Të paftuarit!

Është i paftuar dikush që shihet se duke mos kuptuar kodet e këtushme do t’i vërë ato në diskutim, përderisa në dallim nga novella e Kadaresë, kodet e politikës shqiptare nuk kanë asgjë autentike, as ekzotike. Ato janë një vjetërsirë që ka zënë myk.

Dera e një krize të mundshme kushtetuese paszgjedhore

Postuar në 02 Prill, 2021 00:29

Nëse hap sot faqen e presidencës të shfaqet një njoftim i cili të fton si qytetar që të denoncosh çdo krim zgjedhor. Aty jepen adresa email ku mund të denoncosh dhe bëhet thirrje që të mos qëndrohet pasiv ndaj kësaj situate.

Video/Bashkë kanë qenë, bashkë do jenë sërish

Postuar në 27 Mars, 2021 16:34

Zhurmë e madhe në 2005-ën:

U regjistruan vetëm 3 500 emigrantë, Celibashi: As për ata nuk arritëm të gjenim një alternativë votimi

Postuar në 27 Mars, 2021 12:19

Ca kohë më parë në media qarkulloi një vendim i qeverisë që e bënte të detyrueshëm deklarimin nga emigrantët të vendbaniit në funksion të marrjes së shërbimeve shtetërore për ta. Një shembull i radhës sesi një shtet, që hiqet si i tillë, kërcënon me sanksione që rezultojnë të jenë imagjinare. Vetëm dje, Komisioneri Shtetërorpër Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi, njoftoi ndër të tjera se:

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Politikë