Blloku Politikë

Nishani: Basha, përgjegjës për 4 humbje radhazi. Nuk mund ta mbajë më peng PD-në

Postuar në 27 Prill, 2021 21:10

Bujar Nishani bëhet i dyti nga radhët e demokratëve që kërkon largimin e Lulzim Bashës nga kreu i PD-së. Pas Fatbardh Kadillit, i cili kërkoi sot kryesisë së PD-së të mblidhet sa më shpejt dhe të përcaktojë modalitetet e garës për lidershipin e ri, edhe vetë kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së kërkon që Partia Demokratike “të çlirohet nga shembulli i paaftësisë dhe modelit që po e asgjëson atë pak nga pak”.

Statusi i ish-presidentit Bujar Nishani: 

Bejko: Po humbasim një mandat në Gjirokastër për faj të Vangjel Tavos

Postuar në 26 Prill, 2021 20:04

Kandidati i PD-së në qarkun e Gjirokastrës, Roland Bejko, shpreson në një rezultat 2-2 në përfundim të procesit të numërimit.

Në një intervistë përmes telefonit me studion e lajmeve në MCN, Bejko tha se një rezultat i tillë do të ishte i sigurt nëse Vangjel Tavo do të pranonte kandidimin në listën e PD.

Një humbje që është autogol për demokracinë

Postuar në 26 Prill, 2021 16:16

Mesa duket PS-ja i ka fituar zgjedhjet. Ose më saktë, nuk i ka humbur ato, nëse shohim se çfarë ka dalë deri më tani nga kutitë.

Mundet të shohim çdo gjë deri në fund. Mund të ketë incidente, episode të ndryshme, mundet të kemi edhe ndonjë kockë për bashkëqeverisje. Por ne nuk kemi aktualisht një opozitë. Dhe kjo është shumë e rëndë. Ne kemi sot një situatë rikonfirmimi të pushtetit dhe një palë tjetër që ka vendin e gabuar në demokracinë tonë.

Zgjedhjet u bënë dhe kjo është arritje

Postuar në 26 Prill, 2021 00:46

Në Shqipëri ka përfunduar faza e parë e zgjedhjeve parlamentare: Votimi! Siç mund të kuptohet nga vetë heshtja e partive kryesore në garë, disa prej të cilave premtuan Qametin,  është e qartë se deri më tani ka fituar realizmi. Ai realizëm që e pamë të verifikohet te heshtja e Sali Berishës në vitin 2013, kur për 3 ditë doli nga ekranet për të dalë vetëm për pranimin e humbjes duke njohur një verdikt popullor.

Kazan!

Postuar në 23 Prill, 2021 23:48

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka deklaruar ndër të tjera sot në një intervistë për syri.net se:

Problemi "Ilir Meta"

Postuar në 21 Prill, 2021 18:20

Sot presidenti i Republikës ka deklaruar përmes një konference të jashtëzakonshme se do të udhëheqë mbrojtjen e votave më 25 prill.

Burrat e gratë e Mallakastrës t’i mprehin sfurqet e sëpatat se po u prek një votë e vetme kështu do bëjë gjithë Fieri dhe Shqipëria me në krye Presidentin. Ata duan të krijojnë idenë, siç bënë në Elbasan dhe të krijohet ideja se LSI me porosi të Presidentit të krijojë probleme. Ne e dimë shumë mirë se nga vijnë këto probleme

I pasigurtë për rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit

Postuar në 20 Prill, 2021 21:56

Është drejtues politik i qarkut Tiranë, absolutisht i bindur për fitoren e socialistëve më 25 prill, por Erjon Veliaj nuk vë bast që Basha nuk do të jetë kryeministër.

Nuk vë bast, por duke parë si mbeti Tirana në 4 vitet e Lulit, ku të mbarojë punë në bashki duhej të njihje kunatin. Ne jemi parti e qytetarëve, gjasat e fitores së Lulit janë zero, fitorja jonë do jetë e thellë

Video/Kryeministri largohet në mes të intervistës

Postuar në 19 Prill, 2021 23:18

Kryeministri Edi Rama ka ndërprerë intervistën në studion e Ilir Babaramos, pas disa pyetjeve që i ka konsideruar si të papështatshme për statusin e tij. Më poshtë video:

Gjiknuri: Edhe nëse Presidenti nuk dekreton, ne kemi gati qeverinë që mund të vazhdojë punën

Postuar në 18 Prill, 2021 17:00

 

Zhvendosja e presidentit të republikës në Vlorë dhe deklaratat e tij të vazhdueshme për luftë të hapur ndaj tjetërsimit apo blerjes së votës nuk tremb socialistët për një mosnjohje të mundshme të rezultatit elektoral apo për mosdekretim të qeverisë së re, nëse socialistët do të jenë sërish maxhorancë pas 25 prillit. Nga krahu tjetër, i pari i listës së demokratëve për Vlorën, Bujar Leskaj, e sheh qëndrimin e Ilir Metës, atë të një Presidenti në mbrojtje të Kushtetutës.

Gjiknuri:

Logoreja e kryeministrit: Pas 25 prillit do ju bashkoj!

Postuar në 15 Prill, 2021 23:53

Do ketë dhe një Edi Rama tjetër pas 25 prillit. Do të jetë Rama që do punojë për të bashkuar, për të bashkuar forcat, njerëzit, pas 25 prillit do të jetë një njeri për të bashkuar sa më shumë. Boll me përçarje

Kështu ka thënë kryeministri Edi Rama sot në një intervistë në MCN TV. Nga e gjithë logoreja e fjalëve që z. Rama lëshoi në intervistën në fjalë, të ngulet në mendje kjo fjali që artikulon nën poza dhe pretendime moralo-patriotike një arrogancë e cila buron nga një delir dhe vetëbesim se ai ka një mision në këtë vend.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Politikë