Blloku Politikë
Komisioni hetimor mbyll punën: Meta shkeli Kushtetutën
Raporti i komisionit hetimor për kreun e shtetit i kalon për votim Parlamentit. Puna trejavore e komisionit është finalizuar me një raport prej 50 faqesh, në të cilin konkludon se presidenti Ilir Meta ka kryer shkelje të rënda të Kushtetutës.
Ministria e Jashtme Çeke: Deklaratat e Zeman në Serbi nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar
Disa ditë më parë, presidenti i Republikës Çeke, Milos Zeman, gjatë një vizite në Beograd u kërkoi falje serbëve për bombardimet e kryera nga NATO në vitin 1999, gjatë luftës së Kosovës.
"Serbia na ka mbështetur dhe ne e bombarduam. Më lejoni të them menjëherë se unë kërkoj falje për bombardimin e RFJ-së. Ishte një gabim. Si burrë, do t'i kërkoja popullit serb të na falte. Më ka shqetësuar për një kohë të gjatë kjo gjë”, citohet Zeman nga B92.
Hoxha: Basha të shpjegojë pse nuk shkel në SHBA prej 5 vitesh
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Indrit Hoxha, thotë se kryetari i PD-së, Lulzim Basha, duhet të shpjegojë arsyet pse nuk shkel në SHBA prej 5 vitesh.
Në studion e lajmeve të MCN TV, Hoxha tha se bashkë me këtë shpjegim, Basha duhet të tregohet i qartë edhe në qëndrimin ndaj Berishës, pas shpalljes së këtij të fundit non grata nga SHBA-të.
Berisha është lider historik dhe me të mirat apo të këqijat e tij, do të gjykojë hisotria. Ndërsa zoti Basha duhet të japë një shpjegim pse ka 5 vite që nuk shkel në SHBA.
Noterët e alibisë
Partia Demokratike duket se ka marrë sot një goditje të re sa i përket pretendimeve të saj për manipulim masiv elektoral më 25 prill 2021. Gjatë një aktiviteti në Përmet, ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca ka deklaruar se zgjedhjet përmbushën standardet dhe se Shqipërisë tashme duhet t’i hapet drita jeshile për konferencën ndërqeveritare.
Të bëhemi pak budallenj të dobishëm e ta besojmë SHBA
Në vitin 2021, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, morën më në fund informacione të besueshme për aktet korruptive të Sali Berishës. Dhe sapo një gjë e tillë ndodhi, SHBA vepruan duke e shpallur atë non grata, një akt analog p.sh me heqjen e qytetarisë romake dikur.
Por nga erdhën këto informacione në një shtet që thuhet se ka 17 agjenci për shërbimet inteligjente? Këtë çështje duket se e ka zgjidhur Vizion Plus që i është drejtuar ambasadës amerikanë në Tiranë me dy pyetje:
Braho: Metën ta sjellim me forcë në komision
Refuzimi i presidentit për t’u paraqitur në komisionin hetimor është pasuar nga një kërkesë e deputetit Spartak Braho për shoqërimin e tij me forcë. Braho solli në vëmendje raste të ngjashme përgjatë viteve të kaluara, kur protagonist ka qenë vetë Meta dhe Berisha.
Ç'kuptim ka zhurma mediatike, nëse vendimi i DASH për Berishën ka kaq vlerë?
Që nga momenti kur një ministri e huaj si Departamenti amerikan i Shtetit shpalli non grata ish-kryeministrin Sali Berisha, zhurma mediatike për shtjellimin politik të këtij akti nuk po sos.
Përditë, paradite e pasdite, në mediat që janë nevojtore e pushtetit ke shënime, shkrime, reflektime për atë që përfaqëson akti në fjalë. Janë vërsulur të gjithë për të na sqaruar se me çfarë kemi të bëjmë, sesa të gëzuar duhet të jemi për faktin që Berishën e shpallën non grata në SHBA.
Srebrenica si referencë për padinë ndaj Serbisë për gjenocid
Amerikanizëm që duhet luftuar politikisht
Ndoshta do të qëndrojë gjatë si “argument” në politikë dhe median shqip, mendimi se Sali Berishën e nxorën nga politika amerikanët. Po ata që e mbështetën në fillimet e tij si pakkush, aq sa ambasadori amerikan dilte në fushatë elektorale pro tij në vitin e largët 1992. Në një farë mënyre ne po dëshmojmë një politikë amerikane në pastrimin e skenës politike të vendit që po nis me politikanin kryesor të 30 viteve. Ta sqarojmë që në fillim: vendimi i Departamentit Amerikan të Shtetit është vendim i institucioneve të një vendi të huaj dhe tërësisht Sovran.
I jepet edhe një herë shansi dhe me aparat shpjegues
Vendimi i SHBA për të shpallur non grata ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjarët e tij ka prodhuar një kontekst të ri për një seri problemesh politike. Ka disa mesazhe që po shkojnë në drejtim të Lulzim Bashës, i cili befas u faktorizua si personi që mban çelësin e të ardhmes së PD-së. Bashës po i bëjnë thirrje që të ndajë mendjen që të zgjedhë mes Berishës dhe SHBA, duke presupozuar tanimë se në të vërtetë këtij zotërie i ofrohet një mundësi e rrallë: ai mund ta vrasë Babanë si metaforë e pushtetit, pa u lodhur, pasi nekrologjinë politike të tij e kanë shkruar të tjerë. Thjesht z.