Braho: Metën ta sjellim me forcë në komision

Postuar në 24 Maj, 2021 19:00

Refuzimi i presidentit për t’u paraqitur në komisionin hetimor është pasuar nga një kërkesë e deputetit Spartak Braho për shoqërimin e tij me forcë. Braho solli në vëmendje raste të ngjashme përgjatë viteve të kaluara, kur protagonist ka qenë vetë Meta dhe Berisha.

Presidenti ka detyrimin të sillet edhe me forcë, por është çështje vullneti. Që do të thotë se ai nuk ka më vullnet. Nuk njeh komisionin hetimor dhe jo më të vijë në Parlament. Unë do ta shtroj çështjen ndryshe. Ky president nuk ka karakter. Më kujtohen ngjarjet e viteve të shkuara, kur ky Presidenti në pozitën e kryeministrit e mori me dhunë mister dubluesën, Berishën. Ashtu siç Berisha e ka marrë me dhunë këtë në 1994 në ngjarjet e Poliçanit. Unë vras mendjen ishin këta skenarë të kurdisur mes tyre. Pse nuk vjen sot ky në Parlament?

Kërkesa e Brahos u hodh poshtë nga Komisioni, i cili miratoi që Presidenti mos të thirret më, por të vazhdohet me administrimin e provave.

Nisma e dytë për shkarkimin e Metës u paraqit në Kuvend në fillim të këtij muaji. Pas komisionit hetimor të disa muajve më parë, i cili konkludoi se kreu i shtetit nuk e kishte shkelur Kushtetutën në atë masë sa të shkarkohej nga detyra, 50 deputetë firmosën për ngritjen e një tjetër komisioni hetimor që do të bëjë të njëjtën punë. Ndërkohë që komisioni vijon punën, kreu i shtetit ka zgjedhur ta injorojë, duke u shprehur se është në shkelje të ligjit.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.