Gjiknuri: Edhe nëse Presidenti nuk dekreton, ne kemi gati qeverinë që mund të vazhdojë punën

Postuar në 18 Prill, 2021 17:00

 

Zhvendosja e presidentit të republikës në Vlorë dhe deklaratat e tij të vazhdueshme për luftë të hapur ndaj tjetërsimit apo blerjes së votës nuk tremb socialistët për një mosnjohje të mundshme të rezultatit elektoral apo për mosdekretim të qeverisë së re, nëse socialistët do të jenë sërish maxhorancë pas 25 prillit. Nga krahu tjetër, i pari i listës së demokratëve për Vlorën, Bujar Leskaj, e sheh qëndrimin e Ilir Metës, atë të një Presidenti në mbrojtje të Kushtetutës.

Gjiknuri:

Nuk ka çfarë të bëjë, edhe po nuk e dekretoi ne e kemi gati qeverinë që mund të vijojë punën, nuk mund të ndalë Parlamentin të mblidhet, as të miratojë ligje, as të dekretojë qeverinë e re.

Leskaj:

Meta po vepron si president, po tentohet vjedhja votës me urdhër të Ramës, Meta po respekton Kushtetutën, vlonjatët do i bëjnë PS-së turpërimin më të madh në histori.

Referuar thirrjeve të vazhdueshme të kryeministrit drejtuar kreut demokrat për bashkëpunim, për Bujar Leskajn është një skenar, i cili nuk do të realizohet kurrë, ndërsa për Gjiknurin, këto thirrje nuk presupozojnë bashkëqeverisje.

Leskaj:

S’ka bashkëqeverisje. Rama po provokon, ose është dorëzuar, po ndjen humbjen. Bashkëqeverisja do ishte tradhti.

Gjiknuri:

Rama nuk ka thënë bashkëqeverisje. Ai ka thënë bashkëpunim që mund të jetë në shumë forma.

Ndërsa në raundin e fundit elektoral, palët janë ndarë me 8 mandate për socialistët dhe 3 për demokratët, në 25 prill socialistët synojnë të ruajnë të njëjtin rezultat.

MCNTV

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.