Bejko: Po humbasim një mandat në Gjirokastër për faj të Vangjel Tavos
Kandidati i PD-së në qarkun e Gjirokastrës, Roland Bejko, shpreson në një rezultat 2-2 në përfundim të procesit të numërimit.
Në një intervistë përmes telefonit me studion e lajmeve në MCN, Bejko tha se një rezultat i tillë do të ishte i sigurt nëse Vangjel Tavo do të pranonte kandidimin në listën e PD.
Që në momentin që kam pasur kontakt me Bashën për mandatin, i kam rekomanduar zotit Basha që në vendin dy të PD të përfshihej zoti Tavo. Nëse ai do të pranonte, do të siguronim mandatin e dytë. Por Tavo nuk e pranoi këtë sepse ishte i sigurt që do merrte 8 mijë vota. Ai nuk ka arritur ta lexojë qartë elektoratin. Zoti Tavo bëri këtë zgjedhje dhe tani kjo peshon mbi koalicionin.
Add new comment