Ç'vlerë ka vota nëse këta po bëhen gati të bashkëqeverisin?
Ka një tezë së fundmi që po riciklohet me forcë në mediat pranë qeverisë: teza e bashkëqeverisjes PS-PD. E deklaroi kryeministri Edi Rama, e përsëriti presidenti i Republikës, Ilir Meta që madje kërcënoi nga Vlora se do ta prishte këtë Pazar edhe me forcë.
PD-ja nga ana e vet nuk po bën asgjë serioze për ta mohuar këtë tezë duke lënë të kuptohet se rezultati elektoral mund të prodhojë çdo skenar.
Në këto kushte, ngjan disi absurde lufta për të nxjerrë sa më shumë votues në kutinë e votimit sepse në çdo rrethanë bashkimi i votave mes dy partive kryesore jep një shumicë. Pse atëherë të votosh më 25 prill? Pse të votosh kur vota nuk sjell asnjë lloj ndryshimi?
Do të ishte tjetër gjë nëse bashkëqeverisja imponohet nga vota. Sot kemi një bashkëqeverisje në paradhënie të zgjedhjeve çka zhvlerëson tërësisht votën e një qytetari që nuk është i rreshtuar.
Add new comment