Ndryshimi/ Shlyeni borxhet për vete dhe familjarët nëse doni të lini shtetësinë shqiptare
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka gjetur kohën të amendojë një udhëzim që rregullon dokumentacionin e nevojshëm për heqjen dorë nga shtetësia shqiptare. Formalisht udhëzimi titullohet: “Për përcaktimin e dokumentacionit të nevojshëm për fitimin, heqjen dorë dhe rifitimin e shtetësisë shqiptare, formën dhe mënyrën e plotësimit të kërkesës, të procedurës për kryerjen e verifikimeve pranë institucioneve përgjegjëse, si dhe të procedurës dhe dokumentacionit për shtyrjen e afatit për kryerjen e betimit”.
Shkëlqesia e tij ka propozuar që personat që kërkojnë dhe aplikojnë për lënie të shtetësisë shqiptare të dorëzojnë edhe dy dokumente të reja:
Vërtetim i lëshuar nga Zyra e Përmbarimit,nëse ka detyrime ndaj personave fizikë dhe juridikë, privatë apo shtetërorë
Vërtetim i lëshuar nga Zyra e Përmbarimit, nëse ka likuiduar të gjitha detyrimet financiare për bashkëshortin/bashkëshorten/fëmijënapo personat nën kujdestari
Teknkisht ministri po ngarkon personat që duan të lënë shtetësinë me detyrimin e shlyerjes së borxheve përpara sesa të dorëzojnë stemën dhe pasaportën.
Në fund duhet thënë se ky është një zhvillim pozitiv pasi ky farë shteti po mëson më në fund të kërkojë lekët dhe jo të bëjë moral.
Add new comment