Blloku Politikë
Vaksinimi bëhet selektiv, Rama: Do ta nisim me personalitetet
Qeveria synon ta ketë përfunduar procesin e imunizimit përmes vaksinës pas 14 muajve. Vaksinimi nisi fillimisht me punonjësit e sistemit shëndetësor, për të kaluar më pas te të moshuarit e azileve, fillimisht atij në Shkodër dhe nga nesër në Vlorë.
Por më pas, vaksinimi do të bëhet në mënyrë selektive. Këtë, Rama e paralajmëroi vetë sot, gjatë një fjalimi në “Air Albania”.
KAS “sqaron” gjobën ndaj Veliajt
Vetëm një javë pasi kryebashkiaku i Tiranës u gjobit nga KQZ për shkelje të rregullave në zhvillimin e aktiviteteve elektorale, Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve e ka anuluar këtë vendim.
Kryebashkiaku Veliaj u gjobit nga KQZ për mosdeklarim dhe promovim të aktiviteteve, pas denoncimit për vizitat në shtëpitë e rindërtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.
Premtime dhe vonesa për spitalet rajonale kundër CoVid-19
Një ditë më parë, ministrja e Shëndetësisë njoftoi aktivizimin e atij që e cilësoi skenari i parë i përfshirjes së spitaleve rajonale për trajtimin e pacientëve COVID. Nga Durrësi, ku inspektoi spitalin rajonal, Manastirliu tha se ezaurimi i kapaciteteve në 4 spitalet COVID në Tiranë e bëri të domosdoshme hapjen e spitaleve rajonale që do të pasojë me atë të Shkodrës, Korçës, Vlorës dhe Elbasanit.
Gjenerata tjetër...në Kosovë dhe Shqipëri
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani kanë fitur zgjedhjet në Kosovë. Siç edhe pritej. E bashkë me këtë lajm të njohur paraprakisht, pritej edhe sulmi ndaj tyre. Sidomos nga Tirana, ku kemi një klimë vegjetacioni politik dhe një tropik mediatik të padurueshëm. Duhet kuptuar se një ndër arsyet pse Kurti sulmohet kaq shumë në Tiranën politike, përjetësisht anadollake, servile, puthadore të huajsh dhe apatike, është sepse ai propozon ndryshimin me sjellje, me qasje, më shumë sesa me program. Vetëvendosja e Kurtit dhe Osmani, janë njerëz të veprimit deri më tani, sesa të përpunimit.
Për herë parë/Veliaj raporton më pak aktivitete nga sa kryen
Në një kohë kur Kodi zgjedhor parashikon raportime të aktiviteteve politike 4 muaj para zgjedhejve, subjektet në Shqipëri e kanë shkelur, duke mosraportuar asnjë ose vetëm një pjesë të tyre. Në raportin e Akademisë së Studimeve Politike listën e shkeljeve e kryeson Erion Veliaj, me vetëm 40 aktivitete të raportuara, nga 72 gjithsej.
Shkeli masat anti-Covid, ministri i Mjedisit gjobitet me 5 milionë lekë
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi është gjobitur me 5 milionë lekë të reja, për shkeljen e masave anti-Covid.
Shkelja është konstatuar gjatë një takimi në qarkun e Beratit, ku Klosi ka mbledhur një numër të madh njerëzish, në kundërshtim me ligjin.
Nano: Yuri Kim nuk mund të gjykojë për Tom Doshin sikur të ishte Kushtetuta. Biografia e Doshit është e pastër
Analisti Mustafa Nano thotë se ambasadorja amerikane nuk mund të gjykojë për kandidatë si Tom Doshi, sikur të ishte Kushtetuta shqiptare. Në studion e lajmeve në MCN TV, Nano tha se përsa kohë ndaj Doshit nuk ka një vendim gjykate, që e bën të papërshtatshëm për kandidim, atëherë ambasadorët nuk kanë pse ndërhyjnë.
PD: Pro Minishengenit, por bashkë me Kosovën
Partia Demokratike nuk është kundër Minishengenit, por e kushtëzon jetësimin e kësaj nisme me përfshirjen e Kosovës. Në studion e lajmeve në MCN TV, sekretari i Marrëdhënieve me Jashtë në Partinë Demokratike, Arben Kashahu, tha se PD e mbështet çdo nismë që prodhon bashkëpunim dhe rrit marrëdhënie mes vendeve të Ballkanit, por jo pa Kosovën.
Burrë i zgjuar, për gjyqtaren Hoxha bën pretencë. Për Xhaçkën dhe Manastirliun nuk e hap gojën
Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot arrestimin e gjyqtares Enkelejda Hoxha.
Prangosja e gjykatëses famëkeqe të Krujës dhe rrjetit të saj kriminal nga institucionet e reja të drejtësisë, është një lajm i shumëpritur për të gjithë ne, e për të gjithë atë shumicë dërrmuese shqiptarësh, që na kanë mbështetur me zjarr për Reformën në Drejtësi
tha Rama.
Në SPAK ka një akuzë për ministren e Jashtme, Olta Xhaçka, por kryeministri nuk ka reaguar.
Korrupsionin e bëjnë disa horra, sistemi prodhon heronj
Nga hetimet për gjyqtaren Enkelejda Hoxha, Struktura e Posaçme Antikorrupsion ka gjetur probleme dhe të dhëna edhe për disa punonjës të Qendrës Spitalore Universitare në Tiranë. Mes tyre edhe kardiokorurgu i njohur Ervin Prifti që është pezulluar nga detyra për korrupsion pasiv. Akuza që ngrihet për Priftin është sqaruar në media dhe ajo implion edhe ryshfetin. Deri në vendimin e gjykatës ne duhet të mendojmë se Prifti është i pafajshëm. Ky është katekizmi i jurisprudencës demokratike të cilin kemi adoptuar.