Burrë i zgjuar, për gjyqtaren Hoxha bën pretencë. Për Xhaçkën dhe Manastirliun nuk e hap gojën
Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot arrestimin e gjyqtares Enkelejda Hoxha.
Prangosja e gjykatëses famëkeqe të Krujës dhe rrjetit të saj kriminal nga institucionet e reja të drejtësisë, është një lajm i shumëpritur për të gjithë ne, e për të gjithë atë shumicë dërrmuese shqiptarësh, që na kanë mbështetur me zjarr për Reformën në Drejtësi
tha Rama.
Në SPAK ka një akuzë për ministren e Jashtme, Olta Xhaçka, por kryeministri nuk ka reaguar.
Në SPAK ka akuza për tenderat e pandemisë në Ministrinë e Shëndetësisë, por kryeministri nuk ka folur.
Kryeministri ka folur për armiqtë që krijon vetë dhe që i paraqet si armiq të shqiptarëve, jo si këndezi në mëngjes, por nga mëngjesi në darkë.
Comments
koment pa lidhje..per
koment pa lidhje..per gjyqtaren eshte shprehur spaku,ndersa ju thoni qe ka akuza per ministret por spaku ska reaguar ende cdo reagoj shkelqesie e tij...duhet te ket dicka zyrtare..ka plot per te akuzuar shkelqesia e tij mos shpikni kot
Xhacken e kaloi te ministria
Xhacken e kaloi te ministria e Jashtme nderkohe qe ishin depozituar akuzat. Po xhanem edhe mund ta kemi gabim. S'di pse por holle holle, te gjithe duken te paster, thjesht realitet i veshtire.
Add new comment