U regjistruan vetëm 3 500 emigrantë, Celibashi: As për ata nuk arritëm të gjenim një alternativë votimi
Ca kohë më parë në media qarkulloi një vendim i qeverisë që e bënte të detyrueshëm deklarimin nga emigrantët të vendbaniit në funksion të marrjes së shërbimeve shtetërore për ta. Një shembull i radhës sesi një shtet, që hiqet si i tillë, kërcënon me sanksione që rezultojnë të jenë imagjinare. Vetëm dje, Komisioneri Shtetërorpër Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi, njoftoi ndër të tjera se:
…emigrantët nuk do të jetë e mundur të votojnë në këto zgjedhje. Janë rreth 3500 emigrantë që kanë deklaruar vendbanimin dhe as për ata nuk arritëm të gjenim një alternative
Çfarë ka dashur të thotë autori në këtë rast? E thjeshtë: që emigrantët nuk fërshëllyen kërcënimin e qeverisë, së dyti, se ndoshta askush nuk e merr seriozishtë këtë qeveri dhe së treti se edhe për 3500 njerëz që u treguan të gatshmë të regjistroheshin, votimi nuk mundësohet.
Atëherë si ndërmerren akte të tilla administrartive? Mbi cilat studime dhe mundësi?
E njëjta situatë u krijua me të famshmin adresar për të cilin qeveria kërcënonte me gjoba dhe mandej shtynte afatet. Përtej kësaj, bilanci i adresarit të gjymtuar është ndër të tjera edhe zhvendosja e adresës për shumë qytetarë, një lëmsh i madh ky që ilustron se ku jemi si shtet. Sepse shtet pa administratë nuk mund të ketë.
Por ky gabim mund të jetë edhe i qëllimshëm pasi asnjë parti politike nuk duket se ka dëshirë të pranojë një ekuacion elektoral me të panjohura që është i tillë në momentin që ke hapur rrugën për futjen teorikisht në zgjedhje, të 500 mijë votave. Ndaj është e vështirë të kuptosh se për çfarë është fjala këtu, përderisa edhe kësaj radhe politika ia doli që të kërkojë mandatin me miellin e magazinës së vet. Sa për emigrantët, ata le të presin; ikën 30 po shkojnë 60 dhe nuk e shkundën dot votën për mëmëdhenë.
Add new comment